Fitojnë Hamburgu dhe Verderi, PSG barazon

Hamburgu dhe Werderi kanë shënuar fitore identike 3:1 përballë Manchester S gjegjësisht Udineses,në përballjet e para të cerek-finales së Kupës së UEFA-së,ndërsa Paris S.G barazoi pa gola me Dinamo Kiev-in.

Fitojnë Hamburgu dhe Verderi, PSG barazon
Përfaqësuesi gjerman Hamburgu mori fitore kurciale përballë Manchester-it, megjithse gjeti veten në disavantazh që në minutën e parë të takimit, kur Ireland u dha miqëve epërsi. Mirëpo në vazhdim vendasit rimorën veten dhe me golat e Mathijsenit, Trochowskit nga penaltia dhe Guerreros morën fitore me rezultat 3:1, që është një rezultat i favorshëm para ndeshjes së kthimit.

Werderi me të njejtin rezultat mundi ekipin e vetëm italian në kupat evropiane Udinesen. Diego me dy gola dhe Almeida ishin autor të golave për ekipin gjerman, ndërsa deri në fund Quagliarella u përkujdes që Udinese sado ku do ti mbajë shpresat e gjalla para ndeshjes së kthimit.

Paris S.G. edhe përkundër iniciativës së madhe, nuk arriti të shkojë përtej barazimit 0:0 kundër ekipit solid të Dinamo Kievit, kështu që gjithcka rreth skuadrës që do të vazhdojë garat më tej do të vendoset në ndeshjen e kthimit.

Më herët Shakhtari me rezultat 2:0 mundi Olimpique Marseillen.

Shakhtar D.

2 - 0

O.Marseille

Hamburger SV

3 - 1

Manchester C.

Paris S.G.

0 - 0

Dynamo Kyiv

Werder Bremen

3 - 1

Udinese


Kategoria: Sport
Publikuar: 09.04.2009 (23:49)
Burimi: http://www.tvkoha.tv/1014/fitojne-hamburgu-dhe-verderi-psg-barazon.html