Televizioni Koha
Sport > E pa besueshme: Adriano lė futbollin
E pa besueshme: Adriano lë futbollin
Sulmuesi brazilian i Interit, Adriano ka njoftuar se do te heqë dore nga karriera e tij futbollistike, pasi koheve te fundit ndjehet teper i lodhur.
E pa besueshme: Adriano lė futbollin
I deshpruar nga rrjedha e karieres, sulmuesi Adriano nuk eshte kthyer ne Itali, pas ndeshjes kualifikuese te perfaqesueses se Brazilit, ne te cilen nuk u aktivizua per asnje minuta nga trajneri Dunga. Menjhere pas ndeshjes dolen zera qe Adriano t'i kete thene Dunga-s se do te braktise futbollin, mirepo ceshtja nuk u mor me shume seriozitet. Megjithate pas nje jave Adriano del ne konference per shtyp dhe me goje te vet para gazetareve pohon se nuk ka ndermend te vazhdoje te luaje futboll.

“Për momentin do te heqë dore, kam humbur kënaqësinë për luajtur”, është shprehur Adriano. “Nuk dua te kthehem ne Itali, dua te jetoje ne paqe ne Brazil”, shtoi ai.

Vete menaxheri i Adrianos, Gilmar Rinaldi kishte lajmëruar vendimin shok te Adrianos. “Te hënën do te vendos unë për te ardhmen e tij”, theksoi Rinaldi.

Gjithsesi largimi i njerit prej sulmueseve me te mire do te ishte nje humbje e madhe per futbollin boteror ne pergjithsesi dhe ate brazilian ne vecanti. Megjithate ditet me vijim do te vertetojne se sa eshte i bindur Adriano qe mos te vazhdoje te meret me futboll.


Publikuar: 10.04.2009 (11:06), Lexuar: 408 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio