Televizioni Koha
Sport > Arsenali deklasoi Vilarealin, Maēesteri fitoi nė Porto
Arsenali deklasoi Vilarealin, Maçesteri fitoi në Porto
Tre skuadra angleze do të luajnë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi që Çelsit të cilët u kualifikuan mbrëmë, sonte iu bashkangjitën edhe Arsenali dhe Manchester UTD, kështu që skuadra e vetme jo-angleze në gjysmëfinale do të jetë Barcelona.
Arsenali deklasoi Vilarealin, Maēesteri fitoi nė Porto
Arsenali me shumë mungesa në formacion, posaçërisht në repartin e mbrojtjes, të gjithë forcat i përqëndroi në sulm dhe arritën të deklasojnë Vilarealin. Hero i ndeshjes ishte Teo Volkot, autor i golit të parë dhe “fajtor” për penaltinë e fituar, pas të cilit Van Persi vednosi rezultatin përfundimtar 3:0. Golin e dytë e shënoi Adebajor në minutë e 60-të, 9-të minuta para golit të Van Persit.
Manchester Unitedi mbrojtjen e titullit në Ligën e Kampionëve e vazhdoi duke iu falemenderuar projektilit të Ronaldos, i cili që në minutën e 6-të nga më shumë se 30-të metra tundi rrjetën e Portos. Manchesteri kishte kontroll të lojës edhe në vazhdim dhe në fund me plotë meritë kaloi në gjysmëfinale, duke u bërë skuadra e parë nga Anglia që ka shënuar fitore në Portugali.

Në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve më 28 prill do të ndeshen Barcelona me Çelsin, ndërsa një ditë më vonë takohen Mançester UTD dhe Arsenali. Ndeshjet e kthimit në program janë më datë 5 dhe 6 maj, ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet më 27 maj në Stadiumin Olimpik në Romë.


Publikuar: 15.04.2009 (23:38), Lexuar: 485 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio