Televizioni Koha
Sport > JOSIP KUZHE TRAJNER I SHQIPĖRISĖ
JOSIP KUZHE TRAJNER I SHQIPËRISË
Federata Shqiptare e Futbollit ka zgjedhur kroatin Josip Kuzhe si trajnerin e ri të kombëtares. Ai do të qëndrojë për gjithë kohën në Shqipëri, ndryshe nga paraardhësit e tij. Kuzhe është 56 vjec dhe është bërë i famshëm nën drejtimin e Dinamos së Zagrebit.
JOSIP KUZHE TRAJNER I SHQIPĖRISĖ
Josip Kuzhe do të jetë trajneri i ri i kombëtares shqiptare, duke zënë në këtë mënyrë vendin e lënë bosh nga Ari Han një muaj e gjysmë më parë. Vendimi është marrë të martën pasdite nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, pas një konsultimi të gjatë edhe me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv. Tekniku 56 vjecar nga Kroacia do të ketë një kontratë një vjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit e gjysmë me Shqipërinë, rinovim që do të varet edhe nga puna që ai do të bëjë gjatë këtij viti në krye të kombëtares. Josip Kuzhe ishte kandidati më potencial në krahasim me Ilija Lonçareviç dhe Peter Pakult, teksa në të shkuarën ai ka drejtuar me mjaft sukses Dinamon e Zagrebit apo përfaqësuesen e Ruandës në Afrikë. Në bazë të kontratës, kroati do të qëndrojë gjatë gjithë kohës në Shqipëri, një kusht për të cilin Federata ka këmbëngulur fort në gjetjen e pasuesit të Ari Han. Sa i përket të dhënave personale, Josip Kuzhe ka mbaruar Fakultetin Juridik në Zagreb, ndërsa është i njohur edhe për pasionin e tij për kumarin, duke deklaruar para disa vjetësh se kjo për pak i ka kushtuar jetën. Ndeshja e parë e trajnerit kroat në krye të Shqipërisë do të jetë ajo kundër Portugalisë së Kristiano Ronaldos më 6 qershor, ndërsa ai do të mbërrijë që këtë javë në Tiranë.



CV e trajnerit Josip Kuzhe

Josip Kuže
Date lindja: Nentor 13, 1952 (1952-11-13) (vjeç 56)
Diplomimi: Fakulteti Juridik, Instituti Fiskultures
Ish-futbollist ka luajtur mbrojtes

Karriera si lojtar: 1971–1981 Dinamo Zagreb 384 ndeshje 14 gola. Ka luajtur me U-21 e Jugosllavise.


Karriera si trajner:

1985–1986 Sydney Croatia
1988–1989 BSK Slavonski Brod
1989–1990 Borac Banja Luka
1991–1992 Dinamo Zagreb
1992–1994 Rot-Weiß Erfurt
1996-1997 Mainz 05
1996–1997 Gamba Osaka
1998–1999 NK Zagreb
2000 Chemnitzer FC
2003–2005 Inter Zapresiç
2005–2006 Dinamo Zagreb
2007 Ruanda
2008 JEF United


Publikuar: 19.05.2009 (20:02), Lexuar: 1154 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2014 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio