Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Ujė problem kryesor pėr Zhelinėn
Ujë problem kryesor për Zhelinën
Ministri i Ekologjisë Xhelil Bajrami të shtunën vizitoi Zhelinën, në kuadër të projektit të qeverisë më afër qytetarëve. Vizita e së shtunës kishte të bëjë me njohjen e më për së afërt me problemet e banorëve të fshatrave në Komunën e Zhelinës, ndër të cilët si më kryesorë është problemi i ujësjellësit.
Ujė problem kryesor pėr Zhelinėn
Ministri i Ekologjisë Xhelil Bajrami të shtunën vizitoi Zhelinën, në kuadër të projektit të qeverisë më afër qytetarëve. Vizita e së shtunës kishte të bëjë me njohjen e më për së afërt me problemet e banorëve të fshatrave në Komunën e Zhelinës, ndër të cilët si më kryesorë është problemi i ujësjellësit.
“Është shumë e vërtetë se problemi kryesor i këtij vendbanimi është ujë për pije dhe kanalizimi, edhe pse në të kaluarën ka patur iniciativa por ato kanë dështuar, ndërsa ministria në buxhetin e vitit 2008 që shumë shpejt do fillojë të realizohet ka paraparë që prioriet kryesor të jetë, që këtij vendbanimi njëherë e përgjithmonë t`i zgjidhet ky problem jetik”, tha Ministri i Ambientit Jetësor dhe planifikimit hapësinor Xhelil Bajrami.
Ministria do ndihmojë me sa ka mundësi në këtë projekt tha ministri Bajrami duke shtuar më tej se për financimin e këti projekti nuk do jetë vetëm ministria e Ekologjisë por do kycet edhe ajo e transportit dhe donatorë të huaj.”Ne kemi paraparë mjete për këtë ujësjellës, por nuk do ndalemi këtu ne do kërkojmë edhe nga Ministritë tjera por nuk do të përjashtohet mundësia që mjete të kërkojmë edhe nga ndonjë donatorë i huaj”, tha gjatë një prononcimi për media ministri Bajrami.Poashtu Ministri Bajrami, gjatë qëndrimit të tij në Zhelinë ka vizituar edhe disa deponi të egra të cilët një kohë të gjatë paraqesin rrezik për banorët e kësaj ane.Ai nga ana e tij ka premtuar se edhe për deponitë e egra ka projekt që të njejtat të pastrohen dhe largohen.
Pas fshatit Zhelinë, Ministri i Ekologjisë Xhelil Bajrami, i shoqëruar edhe nga përfaqësues tjerë të dikasterit që udhëheq vizitoi edhe disa fshatra tjerë të komunës së Zhelinës për t`u njoftuar më për së afërmi me problemet e banorëve, të këtij rajoni.U.H.


Publikuar: 30.07.2007 (10:25), Lexuar: 766 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2014 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio