Televizioni Koha
Sport > Cana nė 11-shen e vitit nė Francė
Cana në 11-shen e vitit në Francë
Ueb sajti prestigjioz goal.com ka përzgjedhur 11-shen më të mirë të sezonit në Ligue 1. Në mesin e 11 lojtarëve më të mirë në elitën e futbollit francez për këtë sezon, është edhe emri i kapitenit të Olympiqe Marseilles, Lorik Cana.
Cana nė 11-shen e vitit nė Francė
Sipas goal.com, reprezentuesi shqiptar është një lider i vërtetë për marsejezët dhe një nga kontribuuesit kryesorë që Marseille po lufton për titullin e kampionit.
“Cana ka dëshmuar se është një nga mesfushorët që ka më së shumti vazhdimësi në Ligue 1, këtë sezon. Ai ka ndihmuar ekipin e tij në aspektin defansiv, në mesin e fushës, duke e balancuar mentalitetin sulmues të marsejezëve”, thuhet në vlerësimin e goal.com.

Sipas goal.com, përveç kosovarit në 11-shen e vitit në Ligue 1 është edhe portieri Hugo Lloris (Lyon), mbrojtësit Mathieu Chalme, Souleymane Diawara (Bordeaux), Mauro Cetto (Toulouse), Taye Taiwo (Marseille), mesfushorët Stephane Sessegnon (PSG), Yoann Gourcuff (Bordeaux), Michel Bastos (Lille) dhe dyshja sulmuese Karim Benzema (Lyon) dhe Andre-Pierre Gignac (Toulouse).


Publikuar: 23.05.2009 (20:38), Lexuar: 207 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio