Televizioni Koha
Lajme > Botė > 10 sekretet e hoteleve qė mund tė mos i dini
10 sekretet e hoteleve që mund të mos i dini
11 qershor-Kjo ndodh për shkak të mungesës së koherencës mes produkteve që shpenzohen dhe atyre që mbeten. Për këtë arsye ju mund të paguani për një pije që nuk e keni pasur kurrë në minibar. Lehtësojeni peshën e pagesës suaj dhe hiqni dorë nga minibari.
10 sekretet e hoteleve qė mund tė mos i dini
Xhejkob Tomski ka punuar për më shumë se një dekadë në fushën e turizmit dhe hoteleve. Karriera e tij filloi me hotelet e Nju Orlinsit dhe po vijon në Nju Jorkun e madh dhe të zhurmshëm. Ai ndan me lexuesit disa nga sekretet që hotelet i fshehin dhe që shumica e atyre që i frekuentojnë ato, nuk i dinë.

1. Gjithçka është fitimprurëse. Disa hamendësojnë rreth faktit se një hotel nuk nxjerr fitimet e duhura dhe se po falimenton. Në pjesën më të madhe të rasteve, kjo gjë nuk është e vërtetë. Kostoja mesatare për një dhomë është rreth 30-40 dollarë. Nëse po paguani më pak se kaq, kjo nënkupton se dhoma juaj ka një kosto mirëmbajtjeje shumë të ulët. Nëse paguani më shumë, atëherë kini parasysh se jeni në një hotel të mirë që kujdeset shumë për klientin dhe mirëmbajtjen e dhomës. Tek mirëmbajtja kini parasysh që përfshihet pastrimi, shërbimet, elektriciteti dhe pagat e punëtorëve.

2. Qëndrimi për një natë mund t’ju nxjerrë jashtë. Zakonisht hotelet operojnë me mbiprenotime, që nënkupton faktin se 10 për qind e njerëzve që kanë prenotuar qëndrimin e tyre në hotel janë jashtë mundësive të tij për t’u akomoduar. Kjo është një “lojë” që e bëjnë menaxherët për të siguruar mbushjen e plotë të dhomave të hotelit. Por çfarë ndodh kur kapaciteti i hotelit tejkalohet? Në këtë rast ndodh që personat që po kalojnë vetëm një natë në atë hotel, me mirësjellje largohen prej tij. Disa nga rastet e largimit janë kur klienti ka përdorur një mënyrë jo shumë të saktë për prenotim, kur ai e viziton hotelin për herë të parë dhe s’do të vijë më në atë qytet, e së fundmi kur është vetëm për një natë.

3. Ata që ankohen me zgjuarsi, fitojnë. Ndonëse shumica e ankesave në hotele bëhen te recepsioni, në telefon apo personalisht, mbani parasysh se problemet nuk fillojnë nga aty. Për këtë arsye bëni pyetjen e zgjuar “me kë duhet të flas për këtë problem” dhe merrni emrin e punëtorit që ju premton se do ta zgjidhë ngërçin tuaj. Asgjë nuk i shqetëson më shumë punonjësit sesa identifikimi personal. Thojini se do të kaloni përsëri më vonë për të parë nëse problemi është zgjidhur.

4. Ka mënyra më të mira për të mbuluar një jastëk. Në hotele jastëkët janë një nga problemet më madhore të higjienës, për këtë arsye sido që ta gjeni jastëkun tuaj, kërkoni një mënyrë alternative për të marrë një këllëf më të sigurt për ju. Edhe punëtorët që merren me pastërtinë në hotele bëjnë të njëjtën gjë, ata e mbulojnë një jastëk me shumë copa të tjera brenda, sepse nuk janë të çmendur që të lënë 50 njerëz në ditë të kenë kontakt të drejtpërdrejt me të.

5. Pastërtia e gotave. Nëse jeni habitur me faktin se përse një gotë në hotel është aq e pastër dhe pa asnjë vijë, duhet të dini se pas kësaj fshihet një sekret në pastrim. Sekreti është pastrimi i gotave me solucione mobiliesh. Për këtë arsye ju ndodh që ndonjëherë uji që pini nga ato gota të ketë shijen e limonit. Sigurohuni që ta pastroni gotën më parë.

6. Mos paguani kurrë për minibarin. Minibaret janë një nga problemet më të mëdha kur vjen puna për mbylljen e faturës dhe pagimin e shumës përfundimtare. Ankesat janë të shumta, pasi faturimi i tyre është shumë i pasaktë. Kjo ndodh për shkak të mungesës së koherencës mes produkteve që shpenzohen dhe atyre që mbeten. Për këtë arsye ju mund të paguani për një pije që nuk e keni pasur kurrë në minibar. Lehtësojeni peshën e pagesës suaj dhe hiqni dorë nga minibari.

7. Pronotimet me ulje, shërbim i ulët. Rezervimet e bëra nëpërmjet internetit në faqe që paraqesin oferta, do të kenë gjithashtu edhe dhomën më të keqe. Ju duket e padrejtë? Nuk është e tillë, kur po kërkoni për gjëra të lira, gjëra të lira do t’ju jepen. Nëse ju e zgjidhni një hotel jo prej cilësisë së tij, por prej çmimit, ky është një fillim i keq për pushimet tuaja. Hotelet mendojnë se personat që prenotojnë nëpërmjet internetit janë shumë të rastësishëm, për këtë arsye nuk i kushtojnë shumë rëndësi atyre, por dhomat më të mira i ruajnë për klientët e rregullt dhe që prenotojnë në mënyra më serioze.

8. Personi që mban valixhet ju urren. Në vitin 1970, kur u shpikën valixhet me rrota, rëndësia e atyre që mbanin valixhet e klientëve u shua. Personat që ndihmojnë në valixhet e rënda u bënë papritur të padëshirueshëm, sepse pas ofrimit të ndihmës, shumica e njerëzve dëshironte ta mbante vetë valixhen. Që nga ai moment, roli i një personi që bën në njëfarë mënyre punën e hamallit në hotel, u kthye në përpjekje për mbijetesë. Pagesa dhe bakshishet e tij ranë ndjeshëm dhe për këtë arsye shumë prej hamejve në hotele, kanë mungesë të dukshme simpatie.

9. Çelësat mund të mos funksionojnë. Në hotelet e përparuara me teknologji, në vend të çelësave të zakonshëm përdoren karta plastike që bëjnë të njëjtin funksion. Kodet e kartave ndërrohen shpesh dhe bëhen gati për t’ju dhënë klientit të radhës. Ndodh që ekzistenca e dy kartave të ndryshme të çorientojë kodet kryesore dhe klienti ta ketë të pamundur të hyjë në dhomë. Ky është një problem që zgjidhet, ndaj mos e lejoni t’ju shkaktojë shumë ndjesi negative.

10. Ka një mënyrë për të marrë dhomë më të mirë. Një nga gënjeshtrat më të përhapura të stafit të hoteleve është ajo se të gjitha dhomat janë njëlloj. Kjo është shumë e gabuar, sepse dhomat janë llogaritur t’i shërbejnë shtresave të ndryshme. Kini parasysh që ka gjithnjë një dhomë më të mirë, ndaj kur e kërkoni atë, mos u largoni pa marrë asgjë. Kërkoni për shërbimin më të mirë të mundshëm dhe për sa më shumë oferta nga hoteli. (Express/INA)


Publikuar: 11.06.2013 (10:52), Lexuar: 915 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2014 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio