Televizioni Koha
Lajme > Rajon > Eurokomisioni do tė rekomandojė qė Shqipėria tė bėhet vend-kandidat pėr anėtarėsim nė BE
Eurokomisioni do të rekomandojë që Shqipëria të bëhet vend-kandidat për anëtarësim në BE
8 tetor-Pas që këtë vit, sipas Komisionit janë zbatuar me sukses zgjedhjet parlamentare demokratike, me ç'rast erdhi deri në ndryshim të pushtetit me ardhjen në vendin e kryeministrit të Edi Ramës me orientim proevropian, Shqipëria me hapa të mëdha u kthye në rrugën eurointegrime, që tani Brukseli do ta shpërblejë me statusin e kandidatit.
Eurokomisioni do tė rekomandojė qė Shqipėria tė bėhet vend-kandidat pėr anėtarėsim nė BE
Komisioni Evropian do të japë rekomandim i pakushtëzuar që Shqipëria të marrë status të vendit-kandidat për anëtarësim në BE, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Sipas informacioneve nga Komisioni, në propozim-raportin që Eurokomisioni do ta publikojë më 16 tetor, Shqipëria për herë të parë do të marrë rekomandim të qartë dhe të pakushtëzuar për anëtarësim, që pastaj duhet ta vërtetojë edhe Këshilli Evropian dhe vendi zyrtarisht të bëhet kandidat për anëtarësim.

Pas që këtë vit, sipas Komisionit janë zbatuar me sukses zgjedhjet parlamentare demokratike, me ç'rast erdhi deri në ndryshim të pushtetit me ardhjen në vendin e kryeministrit të Edi Ramës me orientim proevropian, Shqipëria me hapa të mëdha u kthye në rrugën eurointegrime, që tani Brukseli do ta shpërblejë me statusin e kandidatit.

Megjithatë, çështja është nëse këtë rekomandim të Eurokomisionit do ta pranojë Këshilli, duke pasur parasysh atë që disa vende-anëtare të BE-së janë kundër që Shqipëria këtë vit të bëhet kandidat, derisa në vepër nuk shihen hapat e pushtetit të ri.


Publikuar: 08.10.2013 (16:14), Lexuar: 197 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2014 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio