Televizioni Koha
Sport > Reali huazon Shnajderin tek italianėt e Interit
Reali huazon Shnajderin tek italianët e Interit
Reali i Madridit dhe Interi mësohet se kanë arritur një marrëveshje për transferimin në Milano të mesfushorit holandez Uesli Shnajder.
Reali huazon Shnajderin tek italianėt e Interit
Prestigjiozja “Gazzetta dello Sport” raporton se është arritur një marrëveshje fillestare për huazimin e Shnajderit tek Interi. Reali do të përfitojë nga ky huazim një shifër prej katër milionë eurosh, ndërkohë që në fund të sezonit mund ta shesë kartonin e futbollistit për 18 milionë euro.

Tekniku i Interit, Hoze Murinjo i ka kërkuar me insistim presidentit Morati afrimin e mesfushorit holandez. Uesli Shnajder kërkohet nga shumë skuadra evropiane, mes të cilave është edhe Liverpuli.


Publikuar: 03.08.2009 (10:27), Lexuar: 738 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio