"Klubi mbretëror e ka siguruar yllin portugez në një kompani sigurimi, me 100 milionë euro!
Pasi që Reali i Madridit ka paguar 94 milionë euro për të blerë Kristiano Ronaldon, që është shifra më e madhe e paguar për transferimin e një futbollisti në historinë e futbollit, portugezi ka vendosur edhe një rekord të ri. Në realitet, klubi mbretëror e ka siguruar yllin portugez në një kompani sigurimi, me 100 milionë euro!
Sipas të përditshmes spanjolle El Mundo, presidenti i klubit Florentino Perez, ka qenë i brengosur se futbollistin e tij më të shtrenjtë dikush nga futbollistët e skuadrave rivale do të mund ta lëndojë rëndë, prandaj ka vendosur që ti sigurojë këmbët e tij. Se shqetësimi i Perezit nuk është i pabazë tregon fakti se në tri ndeshjet e deritashme kontrolluese, në të cilat Ronaldo nuk luajti me minutash të plotë, ndaj tij janë bërë madje 34 ndërhyrje të palejueshme, ku disa prej tyre ishin shumë të rrezikshme, pasi mbrojtësit kundërshtar kishin si synim gjunjët e Ronaldos.