Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Incident ne Ēegran:Drejtori plagos burrin e mėsueses
Incident ne Çegran:Drejtori plagos burrin e mësueses
Sherri ka plasur në zyrën e drejtorit të shkollës Shaban Saliu, ku pas një konfrontimi verbal, drejtori ka nxjerrë revolen dhe me dy plumba ka qëlluar Nexhazi Iseinin. I plagosur, ky i fundit është larguar nga shkolla dhe është nisur drejt ambulancës. Gjatë rrugës ka humbur ndjenjat, ndërsa deri tek mjekët e ka çuar një person.
Incident ne Ēegran:Drejtori plagos burrin e mėsueses
Drejtori i shkollës fillore “Përparimi” të fshatit Çegran të Gostivarit, sot rreth orës 11 me dy plumba ka lënduar bashkëshortin e mësueses, Mulqie Iseini, i cili kishte shkuar për t’u interesuar se pse gruaja e tij është larguar nga puna.

Sherri ka plasur në zyrën e drejtorit të shkollës Shaban Saliu, ku pas një konfrontimi verbal, drejtori ka nxjerrë revolen dhe me dy plumba ka qëlluar Nexhazi Iseinin. I plagosur, ky i fundit është larguar nga shkolla dhe është nisur drejt ambulancës.
Gjatë rrugës ka humbur ndjenjat, ndërsa deri tek mjekët e ka çuar një person.
“Diku nga ora njëmbëdhjetë apo njëmbëdhjetë e gjysmë, pacienti ishte i lënduar në dorën e djathtë dhe këmbën e majtë.

Ne e pamë poshtë në rrugë vinte duke shqepuar, menduam se janë rrahje, por pastaj një arsimtarë e solli lartë me dorën e përgjakur dhe këmbën e përgjakur. Shpejt e shpejt i dhamë ndihmën e parë këtu e bëmë atë që mundëm dhe thirrëm ndihmën e shpejtë prej Gostivari të dorëzohet shpejt në spital”, theksoi Mejdi Jakupi, mjek.

Mjekët thanë se gjendja shëndetësore e të plagosurit Nexhazi Iseini është stabilizuar. Sipas sektorit të punëve të brendshme, drejtori i shkollës, Shaban Saliu, është kapur nga policia dhe ndodhet në paraburgim


Publikuar: 04.09.2009 (00:48), Lexuar: 1677 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2014 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio