Home / Lajme / Maqedoni / KOMUNIKIMI MES BASHKESIVE TE NDRYSHME ETNIKE I PASHMANGSHEM

KOMUNIKIMI MES BASHKESIVE TE NDRYSHME ETNIKE I PASHMANGSHEM

Komunikimi mes personave nga bashkësitë e ndryshme etnike është i pashmangshëm, por kryesisht bazohet në marrëdhënie jo të sinqerta dhe vetëm nga interesi, tregojnë hulumtimet “Afër, e megjithatë të largët”, që u prezantua sot në konferencën “Të drejtat e bashkësive etnike në Maqedoni”.

Hulumtimi është zbatuar në komunën e Çairit, të Butelit, të Shuto Orizeres, të Kumanovës dhe të Strugës me qëllim që të bëhet kontroll për bashkëjetesën ndëretnike në mjediset shumetnike, nga ana e Shoqatës së qytetarëve për mbëshetjen e dialogut ndëretnik dhe zhvillim të bashkësisë “Vlerat e përbashkëta” që është edhe organizatore e konferencës.Sipas hulutmimit, dominon përshtypja se pas vitit 2001 relacionet mes grupeve të ndryshme etnike janë keqësur. Martesat e përziera etnike edhe më tej mbeten tabu temë me arsyetim se do të ishin të mbingarkuar me dallimet kulturore, fetare dhe gjuhësore dhe se nuk do të ketë mbështetje nga rrethina”, theksoi Kliment Gligorov nga Shoqata “Vlerat e përbashkëta” duke i prezantuar rezultatet nga hulumtimi.Të pyeturit të përfshirë në hulumtim kanë theksuar se distanca më e vogël etnike ekziston në komunikimin afarist, por se edhe në atë relacion më lehtë do të komunikonin me pjesëtarët nga bashkësia e njëjtë. Për të gjitha problemet të anketuarit e kanë locuar fajin te pjesëtari i bashkësisë tjetër etnike..

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *