Home / Lajme / Maqedoni / Ligj i ri për partitë politike.

Ligj i ri për partitë politike.

Të njejtat me ligjin e rri dedikuar partive politike duhet që validitetin e tyre ta konfirmojnë jo sikur ka qenë deri tani në katër vite po në dy vite..
Egziston edhe një ndryshim tjetër sa I përket ligjit të rri për partitë politike, pra fjala është për nënshkrimetqë me ligjin e vjetër ka qenë të mblidhen 500 nënshkrime kurse me ligjin e rri partitë politike në çdo dy vjet të sjellin nga 1000 nënshkrime për të vazhduar punën e tyre të mëtutjeshme

1000 nënshkrimet të cilat duhet të jepen për partitë politike duhet të jenë të personave të cilët figurojnë nëpër listat e votimit, apo të jenë votues të rregjistruar të Maqedonisë.
Ligji ka hyrë në fuqi që në ditën e nënshkrimit të të njejtit nga kryetari I shtetit Branko Crvenkovski, apo 10 janari I vitit 2007.
Me këtë rast tani partitë politike duhet të dërgojnë një kërkesë deri te ministria e drejtësisë dhe një person të autorizuar, i cili do dorëzojë dokumentacionin. Pasi pranohet dokumentacioni, deklaroi kryeshefi i njësisë rajonale të ministrisë së drejtësisë Nijazi Hasani, ne i konfirmojmë dhe me nënshkrimin tonë të njejtat vazhdojnë me procedurën gjyqësore.
Deri më tani kanë dorrëzuar disa parti politike nënshkrimet e mledhura nga qytetarët dhe ditëve në vazhdim presim ti dërgojnë edhe tjerat dhe besojmë që në afat të caktuar do të bëhet rregjistrimi i partive ekzistuese, deklaroi kryeshei i njësisë rajonale të ministrisë së drejtësisë.
Sa i përket ndonjë kërkese eventuale për parti të rre derimëtani ende nuk ka paraqitje të atillë, tha Nijazi Hasani.
Partive politike iu është dhënë një afat i caktuar për kryerjen e këtyre akteve të rregjistrimit dhe mledhjes së 1000 nënshkrimeve, dhe në rast të mos përmbajtjes së këtij afati, apo mosdorëzimit të kërkesës atëher me ligjin e rri për parti politike e njejta konsiderohet si jovalide.
Afati i cili iu është dhënë partive politike për dorrëzimin e 1000 nënshkrimeve për rregjistrimin e tyre, ka filluar nga nëntë shkurti deri më 22 mars të vitit 2007. me këtë rast gjithashtu partitë politike duhet të plotësojnë jo formularin numër një por formularin numër 2, dekaroi për televizionin koha kryeshefi i njësisë rajonale të ministrisë së drejtësisë..

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *