Home / Lajme / Maqedoni / MASA PER PARANDALIM TE KORRUPCIONIT NE KOMUNEN E TETOVES

MASA PER PARANDALIM TE KORRUPCIONIT NE KOMUNEN E TETOVES

Me qëllim të parandalimit të shfaqjes së dukurisë së korupcionit,Komuna e Tetovës do të hap linjë të posatshme telefonike ku qytetarët do të kenë mundësi të lajmerohen për të paraqitur keqpërdorimet e këtilla eventuale.

Sipas përgjegjësit të sektorit për informim pranë kësaj Komune Valmir Aziri,Në Komunën e Tetovës ende nuk kanë konstatuar ndonjë rast të këtillë,por se një hap të këtillë e kanë ndërmarur me qëllim të parandalimit ne kohë.”Më mirë të është të parandalosh se sa të shërosh një “sëmundje” si që është kjo e korupcionit e cila është future nëpër institucione dhe ne e pamë të arsyeshme që të meremi me masat preventive sa nuk është bërë vonë” tha Aziri.Sipas tij,për linjën antikoruptive ka vendor vetë kryetari I Komunës Hazbi Lika,me pëlqim të të gjithë bashkëpunëtorëve të vetë.
Nga java e ardhëshme,numri per antikorupcion 044 389 973,do të jetë në cdo kohë në shërbim të qytetarëve.Këta të fundit,në këtë formë do të kenë mundësi që të paraqesin të gjitha rastet ku do të ballafaqohen me fenomenin e korupcionit apo të ndonjë paregullsie që do të hasin në shërbimet e administratës komunale.”Komuna duhet të jetë në shërbim të popullatës prandaj qytetarët nuk kanë nevojë që për një shërbim që ju takon atyre ligjërisht,tia ngrohin xhepin dikujt”.
Për shërbimin në falë,komuna do ti njoftojë qytetarët nëpërmjet disa formave.”Në rradhë parë do të kërkojmë bashkëpunim me mediat për këtë çështje,do të vendosim edhe pllaka reklamuese për çështjen në falë ,kurse njoftimi për këtë nismë do të jetë edhe ne faqen elektronike të Komunës” tha përgjegjësi I sektorit për informim Valmir Aziri.
Ai nënvizoi se të punësuarit në komunë duhet shumë seriozisht ta shikojnë këtë punë sepse kompromis nuk do të ketë pëa askend.”Emri I atij që do të shënohet nga telefonatat në linjën për antikorupsion,menjëhëerë do të paraqitet nëpër institucionet kompetente dhe kundër të njejtit do të meren masat adekuate dhe në pajtim me ligjin” tha ai.Ai I luti qytyetarët që të bashkëpunojnë më pushtetin lokal dhe në asnjë moment të mos ngurojnë ti paraqesin paregullsitë eventuale të kësaj natyre.Kjo sipas tij është edhe forma më e mirë e një oravjtjeje të përbashkët për të mos lejuar futjen e këtij virusi edhe në këtë institucion.

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *