Home / Lajme / Maqedoni / PDSH ME ZEDHENESE TE RE

PDSH ME ZEDHENESE TE RE

Pas ndryshimeve të fundit që u bënë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë , ku Partia Demokratike Shqiptare fitoi një post ministror më shumë, nga katër në pesë dhe pas emërimit të zëdhënësit të partisë Xhelil Bajrami në postin e ministrit të ekologjisë në vend të Imer Aliut, pasi që ky I fundit u emërua ministër pa resor dhe zëvendës kryeministër për implementimin e marrëveshjes së Ohërit, posti I zëdhënësit të partisë shqiptare në pushtet ngeli I shprazët.

Megjithatë jo për shumë kohë ky post ka ngelur I shprazët pasi që burime zyrtare brenda Partisë Demokratike Shqiptare kanë konfirmuar emërin e zëdhënses së partisë së tyre.
Posti I zëdhënësit të Partisë Shqiptare në pushtet nuk ka ngelur I shprazët, kështu që burime zyrtare brenda partisë së Xhaferit kanë konfirmuar lajmin se zëdhënëse e partisë do të jetë Fatmire Isaku.I njejti burim ka konfirmuar për televizionin Koha se, postin e zëdhënësit të partisë tash e tutje do ta mbajë ish kandidatja për deputete në zonën numër 6 Fatmire Isaku, e cila në listë ka qenë me numër rendor 18 .Ndryshe, Fatmire Isaku, është kryetare e forumit të gruas pranë Partisë Demokratike Shqiptare dega e komunës së Tearcës.Sipas burimeve tona në partinë e Xhaferit zëdhënësja e re ka të kryer Fakultetin e gjuhes angleze, në universitetin e Evropës Juglindore..

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *