Home / Lajme / Maqedoni / SEMINAR I SHOQATES SE STOMATOLOGEVE SHQIPTAR

SEMINAR I SHOQATES SE STOMATOLOGEVE SHQIPTAR

Shoqata e pedodontëve pranë shoqërisë stomatologjike shqiptare, dje mbajti një seminar postedukativ për stomatologji, në sallën e komunës së Tetovës.Në seminar ishin të pranishëm mbi 300 stomatolog nga Maqedonia.

Seminari kishte për qëllim edukimin permanent të stomatologëve në kuadër të aktiviteteve të shoqërisë stomatologjike shqiptare për vitin 2007.Sipas Inis Ajetit, kryetar I shoqatës së stomatologëve, ky seminar atyre do t`iu nevojitet për marrjen e pikave për licencat e tyre.
Në këtë seminar kanë marrë pjesë ligjërues eminent nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.Ligjëratat e djeshme kishin të bëjnë për stomatologjinë e fëmijëve dhe preventivës.
Me ligjëratat e tyre në këtë seminar u prezantuan, nga universiteti I Tiranës, profesoresha Diana Brovina e pedodonsisë, Rozarka Budina e endodonsisë, Avdil Raka nga universiteti I Prishtinës dhe Lidija Popovska nga fakulteti I stomatologjisë në Shkup.Intersimi I stomatologëve për këtë seminar duhet theksuar se ishte shumë I madh.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *