Home / Lajme / Maqedoni / SEMINAR PER PERGATITJEN SEZONALE TE BLETEVE

SEMINAR PER PERGATITJEN SEZONALE TE BLETEVE

Sëmundja pranverore e bletëve ishte tema e seminarit që u realizua sot në Komunën e Tetovës. Ky seminar ka përqëllim përgatitjen e bletarëve për stinën që vjen dhe mbrojtjen nga kjo sëmundje apo parazit që tmos vijë deri të zhdukja e bletëve.

Përndryshe bëhet fjalë për një sëmundje e cila në popull quhet rriqi I bletës. Në këtë temë sot ligjëroi kryetari I shoqatës BLETA të Tetovës Rahim Karimani.
Në këtë seminar morrën pjesë një numër I madh I anëtarëve të kësaj shoqate si dhe anëtarë të tjerë nga jashtë, të cilët kishin ardhur për të mësuar diç më tepër për mbrojtjen e bletëve të tyre nga sëmundje të ndryshme.
Në këtë takim poashtu u bë fjalë edhe për ushqimin e bletëve konkretisht përgatitjen e tyre për kohën ku lulet dhe ushqimi I tyre natyror mungon. Kjo shoqatë edhe pse e re në formim megjithatë aktivitetet nuk I mungojnë në zhvillimin e bletarisë në Tetovë e rrethinë.

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *