Home / Lajme / Maqedoni / TAKIM RAJONAL ME TEME POLITIKA E PUNESIMI II

TAKIM RAJONAL ME TEME POLITIKA E PUNESIMI II

Me qëllim inkurajimin e pushtetit lokal dhe qendrat lokale për punësim, në përgatitjen e strategjive lokale për punësim, ministria e punës dhe politikës sociale sot në Tetovë realizoi konferencën rajonale për politikën e punësimit.

Takimin e hapi Stojan Trajanov kshilltar në ministrinë e punës dhe politikës sociale I cili tha se qëllimi I konferencës së sotmë është promovimi I strategjisë nacionale të politikën e punësimit dhe planit akcional për punësim të republikës së Maqedonisë, përndryshe është pjesë e projektit të CARDS programës.
Përndryshe dokumentet janë të përgatitura duke u bazuar në analizat paraprake të tregut të Maqedonisë, me qëllim identifikimin e target grupeve ndaj të cilëve duhet të përgatitet plani dhe politika e punësimit, deklaroi Trajanov, dhe nga plani I përgatitur pritet të rritet punësimi për 10 përqind I target grupeve ku bëjnë pjesë të rrinjtë e papunë pleqtë e papunë dhe gratë e papunësuara.
Kurse përfaqsuesja e agjencionit shtetror për punësim tha se me planin operativ të republikës së Maqedonisë, fillojmë në mënyrë aktive që të ndërmjetësojmë në punësim. Kurse sa I përket punëdhënësve, Nada Kocevska nga agjencioni shtetror për punësim, tha se janë të paraqitur 925 kërkesa për punësimi të personave nga target grupet edhe pse në planin operativ të qeverisë ishin të caktuar 600 punësime. Ndërsa nesër tha ajo do të del edhe shpallja për vetëpunësim ku do të thirën personat e papunë që duan të formojnë biznesin e tyre, ku do jenë të kyçur afër 500 persona, kurse 1400 të tjerët do të inkuadrohen në punët publike në pushtetin lokal dhe përmes ministrisë së transportit dhe lidhjeve dhe ministrisë së mjedisit jetësorë, deklaroi Nada Kocevska ngta agjencioni për punësim.
Kurse koordinatori I projektit në entin për punësim në Tetovë abdylxhell Jonuzi, deklaroi se të interesuar ka mjaft, dhe deri tani kanë aplikuar mbi 40 persona për biznis privat apo familjar.
Kurse në këtë takim vetëm se do I koordinojmë punët me entet tjera se si do veprohet me ndihmën e ministrisë së punës dhe politikës sociale.
Në konferencën e sotme rajonale edhe ishte I paraparë nuk morri pjesë Hazbi Lika kryetar I Komunës së Tetovës.

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *