Home / Lajme / Maqedoni / TETOVARET NGELIN PA BANESA SOCIALE

TETOVARET NGELIN PA BANESA SOCIALE

Tetovarët ngelin pa banesa sociale, ndërtimet do të fillojnë, në Shkup, Ohër, Prilep, Manastir, Gjevgjeli, Kërçovë, Gostivar, e tjera por jo edhe nw Tetovw.
Qeveria paralajmëroi se në maj do të fillojë të ndërtojë 1.000 banesa sociale dhe 320 banesa për çifte të ri bashkëshortore, të cilat pritet të përfundojnë në tremujorin e parë të vitit 2009.

Ndërtimi i banesave janë pjesë nga Programi i Qeverisë për infrastrukturë e cila parasheh ndërtimin e 2.500 banesave sociale dhe banesave për çifte të ri bashkëshortore.Edhe pse ishte paralajmëruar se banesa sociale do të ndërtohen edhe në qytetin tonë, por një gjë e tillë nuk ndodhi pas mosmarrëveshjeve nga niveli qendror në atë lokal.Megjithatë dje ministri I lidhjeve dhe I transportit mile janakievski tha se oferta për ndërtimin e banesave sociale në tetovë dhe cair është e hapur. Sipërfaqja e banesave është prej 35 deri në 45 metra katëror. Çmimi i banesave për çifte të ri do të jetë deri më 550 euro për metër katëror, ndërsa për banesat sociale do të kushtojnë 474 euro për metër katror.Kushtet për pagesë do të jenë të volitshme, por ato më vonë do t’i konfirmojë Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Përparësi për banesa kanë fëmijët pa prindër dhe familje me dhjetëra anëtarë që jetojnë në bashkësi.Drejtori i Ndërmarrjes publike për udhëheqje me lokale për banim dhe lokale afariste (theksoi se këtë vit Programi për ndërtimin e banesave është marrë në kohë dhe në fillim të vitit, gjë që do të mundësojë edhe realizimin e tij.Konstruksioni i përgjithshëm financiar është dy miliardë denarë, ndërsa Ndërmarrja publike për udhëheqje me lokale për banim dhe lokale afariste merr pjesë me 450 milionë denarë..

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *