Home / Lajme / Maqedoni / Dita ndërkombëtare e kryqit të kuq

Dita ndërkombëtare e kryqit të kuq

Sot është dita ndërkombëtare e kryqit të kuq. Me këtë rast në qytetin tonë nuk u bë ndonjë manifestim i veçantë nga ana e kryqit të kuq por të njejtët gjatë vizitës sonë i gjetëm duke punuar, bile në një ambient pak më të frekuentuar se sa ditëve të tjera. Gjatë bisedës tonë me sekretarin e organizatës Komunale të kryqit të kuq Qatip Besimi, i njejti tha se ne kemi zgjedhur që këtë ditë të punojmë.

Përmes një varg manifestimesh, si prezantimi i dhënies së ndihmës së parë, prezantimin i të arriturave të deritashme në dhënien vullnetare të gjakut dhe me manifestime tjera kulturore, do të shënohet 8 Maji-Dita Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq, edhe në tetovë, njoftoi Besimi Sa i përket manifestimeve së shpejti do të kemi manifestimin e humanitetit që organizon organizata komunale e kryqit të kuq të Tetovës në bashkëpunim me disa firma të tjera..
Sa i përket ndihmave dhe familjeve që rregullisht kanë marrë të njejtat më janë ndërprerë sepse nuk ekzistojmë më gjendje krize deklaroi Besimi. “Kjo është organizata e cila ndihmoi kapërcimin e disa krizave humane e sociale në shumë vende rajonit ”, tha me këtë rast Besimi.Përndryshe organizata komunale e kryqit të kuq të Tetovës, vite me radhë është duke e kryer misionin e tyre, me sukses në të gjitha fushat dhe kudo që është paraqitur ndonjë nevojë për ndihma.

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *