Home / Lajme / Maqedoni / Filluan punët rreth zgjerimit të lumit në fshatin Poroj

Filluan punët rreth zgjerimit të lumit në fshatin Poroj

Filluan punët rreth zgjerimit të lumit në fshatin Poroj, i cili vite me rradhë rezikon banorët e këtij vendbanimi por edhe fushat më gjërë të pollogut. Aktiviteti është ndërmarë nga qeveria me kërkesë të deputetit të këtij fshati Daut Rexhepit. Kjo u bë deklaruan në këtë aktivitet si pasojë e mos kërkimit për tu bërë një punë e këtiullë nga ana e Komunës së Tetovës.”Një kohë të gjatë kemi kërkuar që komuna të bëjë një gjë të tillë mirëpo deri më tani askpak nuk është ndërmarrë asnjë aktivitet dhe ne i`u drejtuam qeverisë e cila gjeti mjete për të zgjeruar lumin”, tha Daut Rexhepi.

Në fshatin Poroj do të zgjerohen 5000 metra nga lumi. Iniciativa pas kërkesës së deputetit të kësaj zone është ndërmarrë nga Ministria e Bujqësisë dhe nga drejtoria për mbrojtje she shpëtim . Zëvendës drejtori i kësaj drejtorie Mirvet Ramadani deklaroi se janë ndarë 66 ditë pune për tu rregulluar lumi në fshatin Poroj.”bredna dy muajve duhet që ky problem të zgjidhet pasi që shpesh herë ujrat me vete sjellin edhe rërë dhe kjo shkakton problem edhe në rrugë dhe me ndihmën e ministrisë së bujqësisë arritëm që të sigurojmë mjete dhe të sanojmë këtë problem”, tha Ramadani.
Punët për rregullimin e lumit të fshatit poroj filluan sot. Përndryshe si pasojë e sasive të mëdha të ujit që vijnë në këtë lum disa vite me radhe është bllokuar rruga tetovë Jazhincë, gjatë këtij sezoni. Kësaj here kemi marrë masa parakohe që sa të mundemi ta parandalojnë këtë, deklaroi deputeti Daut Rexhepi.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *