Home / Lajme / Maqedoni / Filluan punimet në lagjen Kongresi i Manastirit

Filluan punimet në lagjen Kongresi i Manastirit

Kohë më parë filluan punimet në lagjen Kongresi i Manastirit, ku në plan ishte rregullimi i kanalizimit fekal dhe atmosferik si dhe bekatonizimi i rrugës në gjatësi prej 800 metra.Këto punë kanë përfunduar dhe për të parë se çka është punuar sot në teren kishte dalë vetë prefekti i komunës së Tetovës Hazbi Lika bashkë me disa përfaqësues të komunës.Sipas Likës , kësaj lagje i është premtuar qysh në fillim të mandatit se do të rregullohet infrastrktura e kësaj lagje.

“I bëmë një vizitë lagjes me arsye për të vizituar banorët edhe punëve që bëhen në këtë lagje, pasi që ne që në fillim të mandatin u premtuam banorëve të kësaj lagje se do të ndërtojmë infrastrukturën nga që një kohë të gjatë nuk është punuar në këto pjesë thuajse nuk është punuar në këto pjesë më të thella të qytetit”, tha Lika .Sipas tij , këto investime janë paraparë në plan programën e këshilliit.”Ne në programet që kemi miratuar nga ana e komunës dhe e ndërmarrjeve patëm paraparë që krahas rregullimit të rrugës”Ivo llola Ribar” aktualisht “Kongresi I Manastirit”, të pajisen me infrastrukturë të nevojshme për qytetarët.Ne vazhdojmë të investojmë në këtë pjesë kurse qëllimi I vizitës së sotme ishte për të parë se çka na ka mbetur pa e përfshirë në planin për përmirësimin e infrastrukturës me qëllim që të vazhdojmë me investimet tona.i morëm informatat bazë dhe ekipet e posatshme do të vazhdojnë punën e më pas realizimi.Këtu janë instaluar rrjetet për ujërat atmosferik dhe është meremetuar sipërfaqja e rrugës”, njoftoi Lika.
Ndërkaq, këshilltari komunal Ali Rashiti, foli për rëndësinë e këtij investimi i cili ka qenë kërkesë e banorëve të kësaj lagje.
”U bë një pjesë e rrugës “Kongresi I Manastirit”, që paraprakisht ishte shumjë e shkatëruar nga 1970 në këtë pjesë nuk është investuar asgjë në infrastrukturë dhe banorët ishin shumë të pakënaqur.Falë lejes së kryetarit dhe ndërmarjes geonxhinjering këtu ka patur vazhdimësi projektesh me qenë se nevojat reale kërkonin pak më tepër në këtë pjesë të paprekur në aspekt ndërtimi deri më tani, pikënisja ishte rruga “kongresi I manastirit ,mbi pjesët e bibliotekës deri në pjesën e quajtur shtëpia e vjetër e kadastrës kështu që kjo u kompletuar me të gjitha përcjelljet rrugore që është dashur.pasi e ndërtuam këtë pjesë,e bëmë edhe një rrugë në drejtim të shkollës Kikish gjë që paraqet një lehtësim dhe shkurtim të rrugës së nxënësve që mësojnë në këtë shkollë”, tha Rashtiti.
Ndërkaq në buxhetin komunal të vitit 2007 u lejua edhe një hapsirë për ndërtimin e rrugës karaorman tha ai duke vërejtur se kjo paraqiste një problem të madh nga ujërat e zeza ,sidomos gjatë periudhave të dimrit.Ndryshe, investimi që është bërë në këtë pjesë të qytetit ka qenë vendosja e sistemit të rrjetit të ujësjellësjit, kanalzimit fekal dhe atij atmosferik, si dhe asfaltimi I rrugës me gjatësi 270 metra rrugë, në këtë lagje. Sipas informatave që jep komuna ky projekt kap një vlerë të përgjithshme prej 4 deri në 6 milion denarë.

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *