Home / Lajme / Maqedoni / FUERE – Pata nderin që të jemë në panairin e Tetovës i cili është si shpirti i sipërmarësisë në këtë regjion

FUERE – Pata nderin që të jemë në panairin e Tetovës i cili është si shpirti i sipërmarësisë në këtë regjion

Pata nderin që të jemë në panairin e Tetovës i cili është si shpirti i sipërmarësisë në këtë regjion. Por nuk janë vetëm prodhimet e këtushme por gjithashtu edhe dizajni teknologjik dhe llojllojshmëri e tyre. Ne besojmë fuqimisht se ekziston një potencial vërtet i lartë i krijimit të vendeve të reja të punës, të këto ndërmarje të vogla dhe të mesme.
Ne kemi shum shembuj ne europë të ndërmarjeve të vogla dhe të mesme të cilat kanë lulëzuar në biznesin e tyre duke shfrytëzuar përkrahjen e kredive bankare dhe plasimin e produkteve të tyre ne treg, tha Ervan Fuere gjatë vizitës së tij të sotme që i bëri panairit esa expo në Tetovë.

Un dua ti nxis edhe organizatorët që të vazhdojnë edhe më tej me aktivitetet e këtilla sepse kjo formë mundëson promovim e ndërmarjeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës të cilat janë shumë me rëndësi për vendin tonë tha zotri Ervan Fuere dhe për zhvillimin e ekonomisë.
Kurse sa i përket politikës dhe kthimit të BDI-së në parlament zotri Fuere tha se jam me shpresë se dialogu dhe BDI do të kthehen në parlament të vazhdojnë atje ku edhe e kanë vendin, ky është mesazhi që vjen nga niveli i lartë i komisionit evropjan që i drejtorhet BDI-së. duhet të ketë një konsensus mes partive me qëllim të arritjes së rezultateve dhe arritjes së reformave që janë shum me rëndësi për rrugën në BE. Këtë që e pamë sot ishte një shembull i mirë i zhvillimit të biznesit dhe duhet të jetë një shembull i mirë për politikën se si duhet të arrihet te marrëveshja, deklaroi euroambasadori Ervan fuere gjatë vizitës ssë sotme të panairit në Tetovë.

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *