Home / Lajme / Maqedoni / Gerard Leyzieux – në USHT

Gerard Leyzieux – në USHT

Një delegacion i ambasadës franceze në Maqedoni, udhëhequr nga atasheu Gerard Leyzieux, dje qëndruan në një vizitë pune në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ku u takuan me shefin e zyrës për marrëdhënie ndërkombëtare, Senad Abdulin dhe profesor Shefki Lumën.
Në këtë takim ndër të tjera mysafirët u njoftuan me punën e Universitetit Shtetëror të Tetovës, ndërsa me theks të veçantë u bisedua për programin studimor gjuhë dhe letërsi frënge, që do të fillojë të funksionojë gjatë vitit të ardhshëm akademik.

Delegacioni francez në pika të veçanta u interesua edhe për atë se a ekziston gjuha frenge si gjuhë e dytë, për të cilën profesor Shefki Luma tha se si i tillë ekziston, për të gjitha drejtimet.
Përfaqësuesit francez nënvizuan se janë duke punuar për të ndihmuar universitetin në artikulimin e programit studimor, si dhe për një ndihmë në kuadrin mësimdhënës, sidomos në atë të përkthimeve. Nga francezët u sugjerua që në programin studimor të gjuhës dhe letërsisë franceze të ketë më shumë lëndë pedagogjike dhe didaktike.
Nga ana tjetër delegacioni francez njoftoi nikoqirët se dy francez nga vjeshta e këtij viti do të qëndrojnë në Tetovë, në kuadër të misionit të tyre në Aleancën franceze dhe do të jenë të gatshëm të ndihmojnë me inkuadrimin e tyre në Universitet.
Profesor Shefki Luma bëri të ditur se pjesë e kuadrit sigurohet nga bashkëpunimi me Universitetet në Shkup, Prishtinë dhe Elbasan. Ndërsa në fund palët u dakorduan që të realizohet edhe një takim tjetër, ku do të mundej të bisedohet edhe në detaje për programin studimor të gjuhës dhe letërsisë frënge.

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *