Home / Lajme / Maqedoni / Leshohet ne perdorim fabrika ‘MIKELI’ – Poroj

Leshohet ne perdorim fabrika ‘MIKELI’ – Poroj

Edhe një gjigant iu shtua tregut të maqedonisë. Fjala është për hapjen solemne të fabrikës për prodhimin e tullave MIKELI, të fshatit Poroj. Në mënyrë solemne me bashkëpunëtorë partnër afarsitë, dhe të ftuar të tjerë sot u lëshua në përdorim kjo fabrikë.
Përndryshe Mikeli është e regjistruar që nga viti 1990, dhe derimë tani, ajo ka arritur një sukses të mrekullueshëm. Pronari i kësaj ndërmarjeje Zilbear Ramani u shpreh i kënaqur dhe tejet i emocionuar nga puna e deritanishme e fabrikës.

Rezultatet gjithnjë e më tepër na inkurajonin për të zhvilluar edhe më shumë aktivitetin tonë tha më tej drejtori i kësaj fabrike të tullave. Sa i përket kësaj ideje, kërkoi shum aktivitet dhe udhëtime nëpër botë që më në funad të arijmë qëllimin u tha më tej në fjalimin e rastit të udhëheqësit të fabrikës mikeli.
Dr.Bedri Ademi, konsultant i jashtëm i kësaj fabrike, deklaroi me këtë rast se kjo është fjala e fundit e teknologjisë Zvicerane.
Fabrika për prodhimin e tullave Mikeli, qëllim të saj ka zhvillimin e këtij biznesi me qëllim që të kaplohen edhe tregjet jashtë vendit tonë. Por plasimi në tregun e maqedonisë është i kënaqshëm tha ademi dhe deri më tani nuk kemi pasur nevojë për të kërkuar plasim jashtë kufijve.

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *