Home / Lajme / Maqedoni / Një status të këtillë për të pësuarit nga konfliti i 2001, ka propozuar edhe zëvendëskryetari i PDSH-së Menduh thaci, gjatë kohës kur ishte pozitë, por kjo atëherë është kundërshtuar nga ana e BDI-së dhe LSDM-së.

Një status të këtillë për të pësuarit nga konfliti i 2001, ka propozuar edhe zëvendëskryetari i PDSH-së Menduh thaci, gjatë kohës kur ishte pozitë, por kjo atëherë është kundërshtuar nga ana e BDI-së dhe LSDM-së.

Në marrëveshjen e shkruar nga ana e Misionit të Bashkimit Evropian në Shkup dhe ambasadës Amerikane , parashihet që të rregullohet statusi i të pësuarve nga konfilti i armatosur i vitit 2001. Burime anonime brenda BDI-së, i thanë televizionit Koha se në marrëveshje ka pesë pika të cilët duhet të realizohen nga ana e qeverisë dhe për të gjitha këto pika ekziston afat i caktuar.”Në dokument i cili është shkruar nga faktori ndërkombëtar , në gjuhën angleze, qëndron termi “Viktims of konflikt”, ose në gjuhën shqipe do të thotë të pësuarit në konfliktin e 2001, që për bashkimin demokratik për integrim është i pranueshëm, pasi që të pësuar janë familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe të gjithë që pësuan në luftë”, thotë i njejti burim për televizonin koha.
Si do rregullohet kjo çështje akoma nuk është e vendosur pasi që ligji i cili u miratua për Branitellat mund të vlejë edhe palën shqiptare, ose nuk përjashtohet mundësia e hartimit të ndonjë ligji të ri, sqaron ky burim i lartë partiak.Poashtu parashihet edhe rregullimi socail i invaldiëve të luftës dhe familjeve të dëshmorëve dhe marrja e ndihmës sociale nga shteti.Një status të këtillë për të pësuarit nga konfliti i 2001, ka propozuar edhe zëvendëskryetari i PDSH-së Menduh thaci, gjatë kohës kur ishte pozitë, por kjo atëherë është kundërshtuar nga ana e BDI-së dhe LSDM-së.

Komplet korniza është e shkruar nga ndërkombëtarët dhe palët duhet t`a realziojnë.
Gjithnjë duke i`u referuar këtij burimi, Ali Ahmeti dje para këshillit të përgjithshëm partiak ka thënë se “ ne nuk duhet të miremi me atë se a ka apo s`ka krizë në koalicionin qeveritar, por ne duhet të japim llogari për punët tona, e ato janë realizimi i pikave të marrëveshjes dhe shumë pak është e rëndësishme se në atë marrëveshje figuron nënshkrimi i Ali Ahmetit ose Nikolla Gruevskit, pasi që garant është faktori ndërkombëtar”, thotë burim i lartë nga partia e Ahmetit.Pas nënshkrimit të marrëveshjes atëherë ne kthemei në parelament, gjë që nuk është ndonjë risi, pasi që pak ditë më parë vetë lideri i integristëve e paralajmëroi këtë, ndërsa sipas të njejtit burim, nëse deri në tetor nuk rregullohet ndonjëra nga këto pika atëherë sërish BDI-ja, do të lëshojë parlamentin dhe nuk përjashtohet mundësia e ndryshimit të diskursit politik.Do të kërkohet federalizim ose do të kërkohen metoda tjera për realzimin e kërkesave shqiptare “, thotë ky burim që deshi të mbetet anonim.Ndryshe gjatë ditës së hënë , ,pas mbarimit të mbeldhjes katër orëshe sa zgjati mbledhja e këshillit të përgjithshëm , nga ana e nënkryetares së BDI-së Teuta Arifi u tha se vlerësohet si poztiv rezultati i deritanishëm si dhe te arriturat e deritanishme, në dialogun politik dhe kompetencat definitive për marrevshjet i`a lamë zotri Ali Ahmetit Me këtë rast të gjitha kompetencat janë bartur tek lideri i BDI-së ali ahmeti, që ai të vendos apo të marrë vendimet e mëtejshme dhe sa i përket egzistimit të një dokument marrëveshjeje mes ahmetit e gruevskit, Teuta Arifi nuk komentoi këtë, duke shtuar vetëm se rezultatet e arritura deri tani janë të kënaqëshme.Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) edhe më tej taktizon me vendimin që të kthehet në Kuvend dhe tani kjo është lënë në dorë të liderit Ali Ahmeti.Vendimi është marrë pasi që Këshilli qendror u informua se dialogu me VMRO-DPMNE-në në pushtet e kryeministrit Nikolla Gruevski ka rrjedhë në drejtim pozitiv.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *