Home / Lajme / Maqedoni / Panairi Arsimor Ballkanik – Tetova 2007

Panairi Arsimor Ballkanik – Tetova 2007

Qyteti universitar i Tetovës, është nikoqir i Panairit Arsimor Ballkanik që mbahet më 21, 22 dhe 23 Maj 2007, në ambientet e Qendrës Kulturore të Tetovës (Pallatit të Kulturës.) .
Qëllimi i organizimit të Panairit Arsimor Ballkanik në Tetovë, është komunikimi i drejtëpërdrejtë me Universitetet që të njohtojmë me atë cfarë ofrojnë në programet e tyre për studentët e ardhshmë, për studime postdiplomike. Po ashtu studentët e ardhshëm , studentët që studiojnë të njohtohen me mundësitë që këto Universitete ofrojnë për të fituar bursa studimi këtu dhe ajshtë evdnit
Panairi Arsimor Ballkanik është një dritare për nxënësit, maturantët, studentët, prindërit, njerëzit e biznesit, institucioneve qeveritare e joqeveritare, fondacionete dnryshme që oforjnë bursa që të komunikojnë me të gjithë universitet publike dhe private nga rajoni, si në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, Turqi, Bullgari, e shumë vende tjera.

Panairi Arsimor Ballkanik, është i përkrahur nga të gjithë mediumet e shkruara dhe elektronike në rajon, Të gjitha mediat elektronike, ato të shkruara nacionale dhe lokale i kanë dhënë një mbështetje këtij aktiviteti të rëndësishëm për arsimin në përgjithësi..
Tetova mbetet qyteti i nderuar si vend mikpritës sepse do të presë universitete perstigjioze që do të vijnë të prezentojnë fakultet e tyre, vendet për studentë që ofrojnë në universitetet e tyre, bursat etj. Pos tjerash në qendër të vëmendjes do të jenë edhe organizimi i konferencave për shtyp, tryezave, të debateve, dhe takimeve të drejtpërdrejta të vizitorëve me këto institucione të arsimit të lartë në rajon. .
Po ashtu përgjatë mbajtjes së këtij evenimenti, hapësirë e veçantë do t’i kushtohet video-prezantimeve të të gjithë universiteteve në veçanti, ku varësisht nga agjenda e organizatorëve, vizitorët do të jenë të njoftuar me atë se në ç’kohë apo ç’vend, një universitet i caktuar, bën prezantimin e tij. Kjo bëhet që vizitorët
edhe më imtësisht të njihen me programet akademike të universiteteve rajonale. .
Panairi Arsimor Ballkanik, është një mundësi e përkryer që maturantët e shkollave të mesme, të profileve të ndryshme, të njihen më se për afërmi me ofertat universitare, qofshin ato universitete publike, private, apo private jofitimprurëse. Poashtu është një rast i mirë edhe për studentët dhe profesorët të cilët dëshirojnë të ndjekin studime master dhe doktorata sepse këto universitete do të ofrojnë programet ekskluzive për master e doktorata.

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *