Home / Lajme / Maqedoni / PARTY PER MATURANTET NE USHT

PARTY PER MATURANTET NE USHT

Në kuadër të ditëve të hapura të Universitetit shtetrorë të Tetovës, mbrëmë u realizua edhe një hepening për maturantët e vendit dhe të jashtëm që mësojnë në vendin tonë.
Me iniciativë të Unionit të Studentëve të USHT-së¸ dje party u organizua në hapsirën e universitetit, ku të rrinjtë u argëtuan më muzikë dhe valle nga një numër i madh i këngëtarëve.
USHT-ja është e hapur për të gjithë dhe oferta jonë është e gjërë dhe me standarde të mira për studim ka deklaruar Qufli Osmani, përgjegjës për cështjen mësimore dhe politikat regjistruese në universitet.

Kjo është bërë me qëllim që të këmbëhen mendime për studimet në USHT-, mes maturantëve të shkollave të mesme dhe studentëve të universitetit, si dhe krijohet më mirë një urë lidhëse mes tyre.
Të pranishmit, me një fjalë Rasti i përshëndeti aktori i njohur Tetovarë Senad Abduli si dhe Kushtrim Ahmeti, kryetar i unionit të studentëve të Universitetit Shtetrorë të Tetovës.
Maturantët dhe të pranishmit tjerë në këtë heppening i argëtoi grupi AS-BEND, Labi, Zajmina, Bajramali Idrizi dhe ELVISI, këngëtarë këta të njohur të estradës muzikore shqiptare.
Ditët e hapura të USHT-së, mbarojnë sot me prezantimet dhe oferta e tyre të fakulteteve të këtij Universiteti. Përndryshe vlen të theksohet se numri i vizitorëve ishte i madh si gjatë ditëve të hapura të universitetit poashtu edhe gjatë heppeningut të mbrëmshëm.

Gjithashtu lexo

Paraqiten si zyrtarë policor, rrahin dhe plaçkisin të riun nga Shkupi

Mbrëmë rreth orës 21:30 në rrugën “Përzhino” në Shkup, tre persona të panjohur e kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *