Home / Lajme / Maqedoni / Rihet nxenesi ne prezence te profesorit

Rihet nxenesi ne prezence te profesorit

Rasti ka ndodhur me mes të orës në praninë e mësimdhënësit, kur një nxënës i vitit të dytë, së bashku me një shok të tij, hyn në mes të orës dhe rahin nxënësin B.S, nxënës i vitit të parë, po në këtë shkollë
Rasti ka ndodhur rreth orës 19.00, në gjimnazin e Tetovës, te objektet e ish shkollës së mjekësisë dhe për këtë rast është njoftuar edhe policia e Tetovës

Nuk kanë mjaftuar as debatet e organizuara nga ana e drejtorisë së shkollës, as vendosja e sigurimit në hyrjet e objekteve shkollore për të ndalur dhunën në mesin e nxënësve.Kështu sipas informacioneve anonime, të martën në shkollën e mesme të gjimnazit, ka ndodhur një incident mes nxënësve.Rasti ka ndodhur me mes të orës në praninë e mësimdhënësit, kur një nxënës i vitit të dytë, së bashku me një shok të tij, hyn në mes të orës dhe rahin nxënësin B.S, nxënës i vitit të parë, po në këtë shkollë
Rasti ka ndodhur rreth orës 19.00, në gjimnazin e Tetovës, te objektet e ish shkollës së mjekësisë dhe për këtë rast është njoftuar edhe policia e Tetovës.Ngjarja është konfirmuar nga ana e policisë së Tetovës, por nuk janë dhënë detaje tjera të hollësishme por vetëm është bërë e ditur se punohet në ndricimin e këtij rasti.Ndryshe, një javë më parë pikërisht në gjimnazin e Tetovës, u mbajt një debat me temën “Dhuna në shkollë dhe parandalimi i saj”.Megjithatë as kjo nuk ka ndihmuar autoritetete shkollës që të ndalet dhuna në bangat e shkollës.
Sipas informacioneve të gazetës Koha , rastet e dhunës në mes të nxënësve, janë bërë përditshmëri. Në këto raste sipas burimeve të njejta , edhe vetë profesorët janë të pafuqishëm për të parandaluar një dukuri të tillë.Nga ky institucion thonë se rastet e tilla janë të izoluara dhe në mes të nxënësve ka zënka dhe në raste të tilla intervenohet me kohë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *