Home / Lajme / Maqedoni / Rrufeja dëmton shkollën fillore ‘ISTIGBALL’

Rrufeja dëmton shkollën fillore ‘ISTIGBALL’

Sot nga organet e punëve të brendëshme ka qenë për të bërë ekspertizën ku dëmi është vlerësuar mbi 5000 euro.
Zjari që ka kapluar dje shkollën Istigball, ka djegur makina shkrimi, kompjutorë, telefon faks, si dhe orendi tjera të zyrave që kanë qenë afër njëra tjetrës, që i ka kapluar zjari shkak i rrufesë dhe instalacionit të vjetër elektrikë.
Digjen dy zyra të shkollës fillore “Istigball”, të Tetovës. Shkaktar, Rufeja dhe instalacioni i vjetër i rrymës elektrike. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15, dhe për rastësisht e ka parë njëri nga punëtorët teknikë të shkollës. Rreth orës 15, pastruesi i kësaj shkolle pikërisht në kohën e ligë që mbretëronte dje, ka kaluar pranë shkollës dhe ka vërejtur tymin i cili ka dalur nga një dritare që ka qenë e hapur për ajrosje.

Në moment hyn brenda duke mos pasur kohë të thërasë zjarëfikësit, i njejti ja fillon vet punës duke larguar nga priza disa aparate elektrike. Pas kësaj i njejti ka intervenuar me kofa me ujë duke tentuar që ta shuaj zjarrin dhe pas një mundimi disa minutësh ia arrin qëllimit që ta shuaj.
Si pasojë e zjarit që ka kapluar dy zyrat e shkollës Istigball, në përqindje të madhe janë dëmtuar, murret e shkollës dhe aparatura që ka qenë brenda.
Shkolla edhe më tej është pa rrymë. Por edhe nëse lëshohet rryma, organet kompetente duhet të mendojnë edhe për instalacionin elektrikë i cili është i vjetër mbi 45 vite. Dhe kjo me siguri se do paraqesë rrezik edhe në të ardhmen.
Në këtë fatkeqësi të ndodhur ditën e djeshme, për fat të mirë nuk është dëmtuar dokumentacioni i shkollës i cili ka qenë në hapsirë tjetër.
Përveç dy zyrave që janë dëmtuar maksimalisht, ka pasur edhe disa djegje të vogla si pasojë e rrymës nëpër korridoret e shkollës. Kështu që është djegur, siguresa për raste fatkeqësie nga rryma, si dhe një pjesë tjetër e instalacionit elektrikë.
Sot nga organet e punëve të brendëshme ka qenë për të bërë ekspertizën ku dëmi është vlerësuar mbi 5000 euro.
Zjari që ka kapluar dje shkollën Istigball, ka djegur makina shkrimi, kompjutorë, telefon faks, si dhe orendi tjera të zyrave që kanë qenë afër njëra tjetrës, që i ka kapluar zjari shkak i rrufesë dhe instalacionit të vjetër elektrikë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *