Home / Lajme / Maqedoni / Stacioni për ngarkimshkarkim të ndërtohet në lokacionin e përcaktuar

Stacioni për ngarkimshkarkim të ndërtohet në lokacionin e përcaktuar

Ndërmarrja publike komunale e Tetovës edhe krahas ankesave të banorëve të bashkësisë lokale “Dardania” mbetet në vendimin që stacioni për ngarkimshkarkim të ndërtohet në lokacionin e përcaktuar në afërsi të saj. Sipas dokumentacionit të përgatitur, stacioni i ri do të gjendet në dalje të qytetit, në anën e djathtë të autostradës Tetovë-Shkup, në afërsi të kthesës për Gostivar. Ky vend është në pronësi të njësisë së punës të NPK “Parqe dhe Gjelbërime”. “Duhet të ngrihet vetëdija tek njerëzit që të rritet pagesa e faturave për shërbimet komunale për të mos u përsëritur problemi me stacionin për ngarkimshkarkim tek stacioni hekurudhor. Planet për ndërtimin e stacionit të ri mbeten të njëjta”, deklaroi Hajrulla Hasani.

Një prej ideve për zgjidhjen afatgjatë të problemit me mbeturinat është edhe ndërtimi i fabrikës për riciklim. Sipas burimeve të NPK, kjo paraqet investim të shtrenjtë, ndërsa problem plotësues është vetëdija e ulët tek qytetarët për ndarjen e mbeturinave që të mund të riciklohen. Nevojitet të sigurohen kamionë specialë për transportimin e llojeve të ndryshme të mbeturinave, të cilat më parë duhet të ruhen në kontejnerë të veçantë.
“është e vërtetë se në rrjedhe janë bisedat me disa kompani të huaja për ndërtimin e fabrikës për riciklimin e mbeturinave, mirëpo çdo gjë vete në nivelin e bisedave. Nuk mund të thuhet se shpejt do të bëhet diçka në këtë drejtim”, theksoi Hasani.

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *