Home / Lajme / Maqedoni / AKSION PËR DHURIM VULLNETAR TË GJAKUT.

AKSION PËR DHURIM VULLNETAR TË GJAKUT.

Organizata komunale e Kryqit të Kuq në Tetovë bashkëpunim me shërbimine transfuzilogjisë pranë spitalit të Tetovës, me rastin e ditës botërore të dhurimit të gjakut sot në hapësirat e kryqit të kuq të Tetovës, organizuan një aksion për dhurim vullnetar të gjakut.Këtij aksioni deri në momentin e vizitës tonë, i janë përgjigjur vetëm 12 persona, numër ky i vogël për një aksion dhe për një qytet me mbi 200 mijë banorë.
Samet Ademi, transfuziolog në shërbimin për transfuziologji në Spitalin e Tetovës, thotë se apelojmë që njerëzit t`i përgjigjen këtij aksioni, pasi që nevoja për dhurim të gjakut është e madhe, kështu që përvec dhuirmit të gjakut që është mirë për shëndetin e njeriut ai thotë se dhurimi i gjakut ndihmon në shpëtimin e jetës së njerëzve.

Ndërkaq, Qatip Besimi, sekretar i kryqit të kuq në Tetovë, shprehet se për hirë të dhurimit të ditës botësore të gjakut , është organizuar një aksion vullnetar të dhurimit të gjakut dhe ky është aksion qytetar, që organizohet në disa qytete të maqedonisë, njëkohësisht edhe në Tetovë.
Ndryshe, sipas organizatorëve nevoja për dhurim të gjakut, zakonisht rritet gjatë muajve të verës, atëherë kur rritet numri i aksidenteve të trafikut.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *