Home / Lajme / Maqedoni / Aksionet e inspektorëve ndërtimorë vazhdojnw

Aksionet e inspektorëve ndërtimorë vazhdojnw

Aksionet e inspektorëve ndërtimorë vazhdojnw, në të cilat në tri ditët e fundit përfundoi shembja e disa objekteve me dinamit në Shkup, është mënyra se si duhet një Qeveri të luftojë kundër mafisë urbane, tha kryeministri Nikolla Gruevski duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit Boris Kondarko në kuadër të seancës së 46-të kushtuar pyetjeve të deputetëve.
“Diçka që tolerohej në të kalurën, nga ardhja e kësaj Qeverie nuk tolerohet më.

Para syve të të gjithë qytetarëve mund të shihej se vetëm për tre ditë është intervenuar në gjashtë objekte, pesë prej të cilave janë rrënuar, ndërsa tek një është intervenuar në nënkulm, sepse ende hetohen dëshmi që të gjehet involvim i investitorit në veprime të caktuara që kanë sjellë në një situatë të tillë në të kaluarën të ndërtohet një objekt i tillë në një mënyrë të tillë”, tha Gruevski.
Ai theksoi se sapo që të përfundojë me sukses kjo procedurë do të shkohet në intervenime plotësuese, ndërsa për intervenimet në të cilat punohet momentalisht, sipas tij, është dashur shumë më moti të qaset. Në këtë kontekst ai theksoi edhe arrestimin e pronarit të firmës “Samaria” për mashtrime në ndërtimin e ndërtesës, si dhe në gjykimet e shqiptuara në rastin “Fi-kom” për aktivitet të ngjashëm, në të cilin janë shqiptuar dënime 10 vjeçare me burg, me çka , siç tha, punët seriozisht ecin në drejtim të ballafaqimit me mafinë urbane.
Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve Skënder Palloshi sqaroi se është e saktë që në Ohër është kryer inspektim nga Inspektorati ndërtimor shtetëror dhe se janë konstatuar parregullsi. Aktivitet më të madh nga Inspektorati, ai paralajmëroi pas përfundimit të angazhimit të inspektorëve të tyre me ingerencat e ndërmarra plotësuese në pjesën e urbanizmit në komunën Qendër dhe Karshiakë.

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *