Home / Lajme / Maqedoni / Banoret e Llaces gjashte vite ne gjyq ende pa zgjidhje

Banoret e Llaces gjashte vite ne gjyq ende pa zgjidhje

Ende të pakompenzuara dëmet e shtëpive në fshatin Llacë të Tetovës. Mbi 60 shtëpi të demoluara gjatë konfliktit të 2001, gati gjshtë vite enden nëpër gjyqe dhe vetëm sa bëjnë ekspertiza, kurse punë konkrete nuk ka ende. Gjykatësi kërkon zvoglim të shumës, deklarojnë banorët. Për këtë kanë kërkuar edhe një ekpsertizë, të ciën duhet ta paguajnë nga 300 euro të dëmtuarit e luftës së 2001. avokati i paditësve thotë se puna ka mbetur tek ekspertiza që duhet bërë por nuk kanë mundësi krejt Banorët ta Paguajnë.

Prova materiale të forta i kemi ofruar gjyqit, foto dhe video materiale, por pas ndarjes së lëndëve, të njetat më nuk merren parasysh, dhe kërkohen dëshmi të tjera gjë që në këtë kohë është e pamundur sepse shtëpitë janë renovuar, tha Xhelili..
Banorët thonë se këtë lëndë do e ngrejnë në Instancat më të larta të mundshme. Ne nuk kërkojmë kompenzimi e frikës së fëmijëve apo të na ndërtojnë shtëpi ne thonë banorët kërkojmë të na Kompenzohen dëmet e aparaturës dhe mobiljeve të mbrendëshme, thotë i dëmtuari Nuhi Mustafi..
I dëmtuari Murat ismaili, thotë se un kam bërë disa ekspertiza, me ekipe të ndryshme që më ka detyruar gjyqi, dhe përçudi asnjërën nuk e merr si të realtë, dhe kërkojnë sërisht ekspertizë tjetër..
Përafërsisht kërkohet të kompenzohet nga 8 mij euro për familje. Në llacë janë 62 familje që kërkojnë kompenzim.
Për të njejtën qeveria ka vullnet që ta përfundojë këtë lëndë, por e njejta stagnohet nga gjukata themelore e Tetovës.

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *