Home / Lajme / Maqedoni / BDI akuzon Gruevskin

BDI akuzon Gruevskin

Bashkimi Demokratik për Integrim(BDI) ka vlerësuar se pas marrëveshjes me VMRO-DPMNE, situata politike në vend po komplikohet. Kjo parti ka fajësuar VMRO-në për mungesë vullneti dhe jo korrektësi në qasje të marrëveshjes. “Marrëveshja për dialogun politik përmban tema të ndjeshme. Aty parashihet detyrimi për miratim nga ana e Kuvendit të ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe gjetjen e zgjidhjeve institucionale për veteranët e UÇK-së. Qasja e VMRO-DPMNE-së ndaj këtyre dy temave relevante, është prej një rëndësie të madhe për zhbllokimin e procesit politik.

Njëkohësisht, ballafaqimi me këto sfida është thelbësor për qasje demokratike”, ka deklaruar Ermira Mehmeti, zëdhënëse e BDI-së. Ne nuk shohim drejtë procesit të dialogut politik si proces rivaliteti, por e konsiderojmë atë si proces për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta, shprehen në këtë parti. “Bashkimi Demokratik për Integrim, nuk i nevojitet qasje e ashtuquajtur ballkanike për përdorimin e gjuhës. Kohërat e asimilimit gjuhësor, kanë kaluar. Çdo kthim drejt tyre
paraqet rrezik për kohezionin e brendshëm të vendit”, ka deklaruar Mehmeti. BDI konsideron se prolongimi i dialogut politik nga ana e VMRO-DPMNE, ka prapavijë të anashkalimit marrëveshjes.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *