Home / Lajme / Maqedoni / Dita botërore e mjedisit, alarm për zonat polare

Dita botërore e mjedisit, alarm për zonat polare

Dëmet që shkaktohen në zonat polare nga fenomeni i ngrohjes globale janë kryefjala e ditës botërore të mjedisit, 5 qershorit, që shënohet me moton “Shkrirja e akujve”. Me rastin e kësaj dite, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Xhelil Bajrami, ka potencuar angazhimin lidhur me respektimin e standardeve për një mjedis jetësor të shëndoshë dhe shfrytëzimin racional të resurseve si edhe për ndryshimin e shprehive të çdo individi i cili mund të kontribuojë në arritjen e qëllimit të përbashkët, zvogëlimin e ngrohjes globale.

“Në takimin e fundit të ministrave të mjedisit të UE dhe vendeve kandidate u konkludua se arritja e standardeve më të larta në ambientin jetësor dhe investimi në teknologjinë inovative ekologjike kontribuon në fuqizimin ekonomik të shteteve dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Në këtë frymë, por edhe sipas rekomandimeve të Kombeve të Bashkuara për detyrat e përbashkëta, por edhe për të diferencuar përgjegjësitë, shteti ynë angazhohet në arritjen e qëllimit të përbashkët, zvogëlimin e ngrohjes globale dhe të gazrave të qelqtë në atmosfere”, është shprehur ministri Bajrami. Programi i mbrojtjes së mjedisit të Kombeve të Bashkuara këtë vit i dedikohet zonave polare, veçanërisht rolit kritik që ato luajnë në sistemin e planetit si edhe ndikimin që ato kanë në ndryshimet klimatike, me arsyetimin se në epokën e ndryshimeve ekologjike, klimatike dhe globale, njohja, hulumtimi dhe monitorimi i zonave polare janë shumë të rëndësishme për mirëqenien dhe zhvillimin jo vetëm të gjithë njerëzimit, por edhe të planetit. Sipas ekspertëve ekologjikë zonat polare dhe akullnajat përmbajnë rreth shtatë për qind të burimeve të ujit në botë dhe njëherazi përbëjnë edhe sistemet më të ndjeshme që ndikojnë në ndryshimet klimatike. Ata vërejnë se ende nuk ekzistojnë dhe nuk mund të ketë hulumtime të mirëfillta shkencore të këtij fenomeni, për aq kohë sa nuk studiohen ndryshimet që ndikojnë mbi sipërfaqet e akullta. Në mesazhin e drejtorit gjeneral të UNESKO, Koiçiro Macura thuhet se ngrohja globale e ka zgjatur sezonin e ngrohjes duke shkaktuar kështu shkrirjen e sipërfaqeve të ngrira dhe akullnajave. Macura paralajmëron se asgjësimi i tyre i shpejtë do të sillte mungesa serioze të ujit duke krijuar njëherazi pasoja sociale dhe ekonomike tejet dramatike, ashtu si edhe destabilitet politik sidomos në ato vende polare ku akullnajat dhe lumenjtë janë ndajnë kufijtë territoriale të shteteve të ndryshme. Programet e UNESKO në sferën e shkencës, kulturës, arsimit, kulturës dhe komunikimit konsiderohen si një metodë efikase për të sensibilizuar opinionin lidhur me ndryshimet e planetit si edhe të ndihmojnë që të gjendet një zgjidhje e përbashkët për të minimizuar ndryshimet e padëshiruara dhe ndikimet e tyre.

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *