Home / Lajme / Maqedoni / DOLI LIBRI ME POEZI ‘UJVARA E SYRIT

DOLI LIBRI ME POEZI ‘UJVARA E SYRIT

Ditë më parë doli në dritë përmbledhja e tretë me poezi “Ujëvara e syrit”, të cilën e botoi shtëpia botuese “ARS”-Tetovë të poeteshës Zejnepe Alili-Rexhepi .Përmbledhja e fundit poetike e saj që vjen në një fazë të konsolidimit të vargut poetik të kësaj gjenerate, burimi frymëzues e ka pasqyrimin e një realiteti që nuk është vetëm rezultat i disponimit momental, por edhe i një procesi më të gjatë krijues.Sipas profesor doktor Vebi Bexheti, recensent, libri poetik “Ujëvara e syrit” e kësaj poeteshe vjen pas dy përmbledhjeve të para “Peng loti” dhe “Ëndërr shtegtuese” ku poashtu temë kryesore është ajo e dashurisë, karakterizohet me shpërthim poetik që është rezultat i ndjenjave të thella e të sinqerta.

Fenomeni i dashurisë që sipas autores është diçka e çuditshme dhe e padefinuar, me një fond të pasur të mjeteve shprehëse, me një pjekuri poetike dhe lirizëm të hollë që e joshin edhe lexuesin, karakterizohet me ndjenjën e fuqishme të njeriut që është në pritje, që sakrifikon, vuan dhe derdh lot.Vargu poetik i Zejnepes e shpreh natyrshëm dashurinë, të zakonshme, pa lajka dhe pa fjalë të mëdha, por me shumësi kuptimore, me shprehje të veçanta e metafora nga më të ndryshmet që shpesh i hasim edhe në vargun popullor. Këta trazime e shqetësime, autorja i rrëfen nëpërmjet simbolit dhe shprehjes metaforike, ashtu si i ndjen, pa fshehur asgjë, pa kompleksin e inferioritetit kur ndonjëherë aktori tjetër i dramës së kësaj dashurie duket më gjakftohtë dhe mospërfillës.. Autorja është e lindur në Tetovë, më 16 janar 1973. Gjatë viteve 1992-1996 ka kryer studimet në Fakultetin Filologjik, Dega: Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, pranë Universitetit të Shkupit. Nga viti 1997 punon si profesoreshë e letërsisë në Gjimnazin e Tetovës. Aktualisht magjistron në Degën e Letërsisë, në Universitetin e Prishtinës. Para lexuesve është prezantuar me vëllimet poetike për të rritur: “Peng loti” 1996, “Ëndërr shtegtuese” 2000, ndërsa “Ujëvara e syrit” 2007, është vëllimi i tretë i saj.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *