Home / Lajme / Maqedoni / Filloi largimi qenve endacak nga Tetova

Filloi largimi qenve endacak nga Tetova

Ndërmarrja jonë, prej këtij uikendit ka ndërmarrë këtë askion për kapjen dhe trajtimin e qenëve dhe më pas të njejtit dërgohen në stacionin veterinar në Tetovë”, tha Hasani.Ai tha se zyrtarisht nuk dihet numri i qenve që sillen rrotull në Tetovë, mirëpo posedojmë informacione se janë mbi 500 sosh dhe ky është numër shumë i madh.Hasani, konfirmoi se persona akoma të panjohur gjatë orëve të hershme të mëngjesit, sjellin qen nga qytete tjera të Maqedonisë, megjithatë këtë vetëm e kemi si informacion tha Hasani, duke vijuar më tej se nuk mund të saktësojmë se nga cili qytet sillen

Prej ditës së diel në mbrëmje, Ndërmarrja publike komunale Tetova-Tetovë, ka filluar një aksion për pastrimin e qytetit nga qentë endacak.Edhe pse shifra zyrtarë nuk janë dhënë se sa qen sillen në rrugët dhe qendër të qytetit të Tetovës, megjithatë flitet për diku rreth 1000 mijë qen.Duke patur parasysh rrezikun që u kanosej qytetarëve nga këta qen dhe pas ankesave të njëpasnjëshme, nga ana e qytetarëve, ne kemi ndërmarrë një aksion për largimin e tyre, tha drejtori i ndërmarrjes publike komunale Tetova-Tetovë, Hajrullah Hasani.”Ndërmarrja jonë, prej këtij uikendit ka ndërmarrë këtë askion për kapjen dhe trajtimin e qenëve dhe më pas të njejtit dërgohen në stacionin veterinar në Tetovë”, tha Hasani.Ai tha se zyrtarisht nuk dihet numri i qenve që sillen rrotull në Tetovë, mirëpo posedojmë informacione se janë mbi 500 sosh dhe ky është numër shumë i madh.Hasani, konfirmoi se persona akoma të panjohur gjatë orëve të hershme të mëngjesit, sjellin qen nga qytete tjera të Maqedonisë, megjithatë këtë vetëm e kemi si informacion tha Hasani, duke vijuar më tej se nuk mund të saktësojmë se nga cili qytet sillen.Kohë më parë u përhap një lajmë në Tetovë se
qen endacakë, nga Shkupi dhe qytetet tjera, transportohen në Tetovë dhe lëshohen nëpër rrugë”. Ky është njëri ndër variantet më të shpeshta që qarkullon nëpër Tetovë. Në ndërkohë edhe përfaqësues të komunës dhe të stacionit të veterinarisë në Tetovë shprehen se kanë dëgjuar për versione të këtilla, megjithatë nuk janë në gjendje të konfirmojnë një akuzë të tillë edhe zyrtarisht.
“Kemi njohuri nga qytetarët se në orët e hershme të mëngjesit sillen qen me automjete nga Shkupi, me çka rritet numri i qenve endacakë në qytet, duke shtuar edhe rrezikun për qytetarët nëpër rrugët e Tetovës. Nga stacioni veterinar na ofruan të përkujdesin qentë, mirëpo na kërkuan nga 1,500 denarë për një qen, tha Valmir Aziri, udhëheqës i sektorit për informim dhe protokoll pranë Komunës së Tetovës.Nga Ndërmarrja publike komunale, njoftojnë se në takimin e ardhshëm me rebalancin e buxhetit do të ndalohen mjetet financiare për ndërtimin e ca rrugëve dhe të njejtat do t`u dedikohen rruajtjes së qenëve dhe vendosjes së tyre.
Sipas Hajrulla Hasanit, drejtor i Ndërmarrjes publike komunale Tetova –Tetovë, me ligjin e ri për mbrojtje të kafshëve ndalohet metoda e cila deri tani ka shfrytëzuar kjo ndërmarrje që është vrasja e qenëve por tanimë duhet të përkujdesen, për ata.Sipas Hasanit qent endacak pas kapjes së tyre do të vaksinohen.

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *