Home / Lajme / Maqedoni / Hajrullah Hasani, Fabrika per reciklim nuk eshte ne radhe te pare

Hajrullah Hasani, Fabrika per reciklim nuk eshte ne radhe te pare

ka shumë të interesuar, por ky opsion nuk është në plan të parë. “Më duhet të them një fakt interesant e gjithë Evropa ka sot ndoshta pesë fabrika për riciklim fondet ndërkombëtare kërkojnë treg në ato vende të vobekta që të bëjnë fabrikë të këtillë”, ka thënë Hasani. Mirëpo, kjo do të bjerë në barrë të qytetarëve dhe ne nuk jemi në gjendje të lejojmë këtë, thotë ai.

Sipas tij, qytetarët nuk do të mund të mbulojnë koston e një investimi të këtillë. “Një familje katër anëtarësh do të duhet të paguajë 3.000 denarë dhe jo vetëm 300 denarë, sa paguan tani për shërbimet komunale. Në rajon nuk ka fabrikë të këtij lloji dhe kjo duket të jetë një luks i tepërt”, theksoi Hasani. Ai thotë se personalisht i ka zhvilluar bisedat me të gjitha kompanitë e huaja të interesuara dhe i ka treguar kryetarit të komunës se duhet të fokusohet në ndërtimin e një deponie sanitare dhe jo të një fabrike për riciklim.
Ndërkaq sa i përket problemit të pagesës së punëtorëve të ndërmarrjes publike komunale, Hasani thotë se
kur erdha kishte katër rroga të papaguara, tani kanë mbetur pa paguar rrogat për muajt prill dhe maj. Kontribut të madh në përmirësimin e pagesës së të punësuarve ka kushtëzimi i qytetarëve që për të marrë një dokument nga komuna, të tregojnë edhe faturat e paguara për shërbimet komunale. ”Në bashkëpunim me gjykatën arritëm që të bllokojmë xhirollogaritë e ndërmarrjeve të ndryshme dhe të arkëtojmë borxhet që subjektet kishin ndaj nesh”, tha Hasani. Kjo menjëherë na mundësoi që të bëjmë pagesën e disa rrogave të mbetura në përmirësimin gjatë pagesës së rrogave të punësuarve, përfundoi Hasani.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *