Home / Lajme / Maqedoni / Kmuna e Tetoves ndihmon te demtuarit

Kmuna e Tetoves ndihmon te demtuarit

Përfaqësues të komisionit për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë elementare në komunën e Tetovës vizituan familjet që mbeten pa kulm mbi kokë pas zjarrit të javës së kaluar. Më 14 maj, shtëpitë e Sali Ademit, Sefedin Dautit dhe Daut Dautit u dogjën tërësisht, ndërsa një shtëpi tjetër, pjesërisht. Qefali Avzija, kryetar i komisionit komunal për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë elementare, informoi së komisioni ka vërtetuar se tre shtëpi janë djegur tërësisht, kurse shtëpisë së katërt i është djegur vetëm kulmi.

Sipas tij ekipi i ekspertëve do të bëjë vlerësimin për gjendjen në terren dhe më pas do t’i raportojë Kryetarit të Komunës dhe Këshillit të Komunës.
“Komuna e Tetovës do të angazhohet maksimalisht për t’u dalë në ndihmë, por kuptohet në suaza të mundësive, për shkak se në buxhetin e komunës së Tetovës ka një fond të destinuar vetëm për fatkeqësitë elementare”, deklaroi para familjarëve të dëmtuar Avzija. Sipas tij, ndihma e parë do të jetë lirimi nga taksat komunale, duke përfshirë edhe ato për ndërtim, kurse për ndihmat e tjera do të vendosë kryetari i komunës së Tetovës Hazbi Lika në bashkëpunim me strukturat e tjera komunale.
Komisioni në fjalë konstatoi se të gjitha shtëpitë kanë pasur konstruksion druri dhe me tulla balte me dimensione të ndryshme.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *