Home / Lajme / Maqedoni / KORUPCIONI

KORUPCIONI

Një ndër fenomenet me të cilët është gjithnjë e sipër në luftë shteti ynë është edhe Korupcioni.
Termi korupcion nuk nënkupton vetëm dhënje Mito, por është një term i gjërë i cili mundë të manifestohet në disa forma.
Një ndër format më të përhapura që bëhet në vendin tonë është dhënja mito, kurse menjëher pas saj, vjen Nepotizmi, fenomen i cili poashtu në njëfar mënyre nënkupton korupcion, nisur nda definicioni i tij i cili thotë se, korupcion është keqpërdorim i funksionit qoft i veti apo i tjetrit për të arritur tek levërdia personale apo e tjetrit.
Nisur nga ky definicion, qartë mundë të kuptojmë se në vendin tonë gjëra të këtilla ndodhin me të madhe.
Sipas një studimi të bërë nga komisioni shtetrorë për antikorrupcion, lëmitë më të korruptura tanimë nuk janë qëndroret por ato të nivelit lokal.

E tërë kjo si pasojë e decentralizimit që ndodhi në shtetitn tonë, bashkë me të cilin u decentralizua edhe korrupcioni.
Nëse dikur një leje për ndërtim është dashur që të merret nga Ministria e Transportit, tani e njejta merret ne sektorin për urbanizëm në Komunën në të cilën i takon. Por kjo ishte vetëm një shembull, sepse korrupcioni nuk u decentralizua vetëm në lëminë e urbanizmit por edhe në mjeksi, arsim, furnizime publike etj.
Pse tek ne lufta kundër Korrupcionit shkon tejet ngadalë.
Sipas një studimi mësojmë se, shkaku i kësaj është sektori jo i zhvilluar civil. Përshembull mundë të marrim shtetet tjera siç janë Kroacia apo edhe Sllovenia, ku para një periudhe jo shum të gjatë sektori civil arriti që të ndrojë ministrin vetëm pse u zbulua se i njejti ka bërë korrupcion.
Në Republikën e maqedonisë, si sektore më të korruptuara, njihen Urbanizmi,Gjyqësia, Shëndetsia, Arsimi, dhe të tjera. Por ajo që të bren në studimin e bërë nga komisioni shtetrorë për antikorrupcion është mos përfshirja e shoqatave Joqeveritare. Këtë e themi duke patur parasysh se përmes tyre apo më mirë të themi përmes projekteve të tyre në vendin tonë hynë miljona dollarë. Bëhet Pyetja ku përfundojnë të njetat. Dhe vërtet kjo është një lëmi në të cilën komisioni shtetrorë për antikorrupcion në të ardhmen duhet të lëshohet, me qëllim që të mbahen nën kontroll këto mjete se ku përfundojnë.
Si shembull mundë të merret një shkollë e ndërtuar në një fshat të maqedonisë lindore e cila ka kushtuar fiks 200.000 euro, kurse i njejti fshat ka vetëm 9 nxënës që mësojnë në këtë shkollë.
Çndodh në qytetin tonë. Cili institucion është më i korruptuar, këtë pyetje ua lam që ti përgjigjen vet qytetarët.
Mbetet në të ardhmen që kontributin e tyre kundër korrupcionit ta japin edhe vet qytetarët me lajmërimin e rasteve, të cilët raste normal se duhet të lajmërohen në polici dhe organet tjera gjegjëse.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *