Home / Lajme / Maqedoni / Krijoni dhe kënaquni në mjedis ku është 100 për qind pa tym të cigares’.

Krijoni dhe kënaquni në mjedis ku është 100 për qind pa tym të cigares’.

Dita botërore kundër pirjes së duhanit, 31 maj këtë vit shënohet nën slloganin “Krijoni dhe kënaquni në mjedis ku është 100 për qind pa tym të cigares”. Dita kundër duhanpirjes shënohet që nga viti 1998 me qëllim që të theksohet për rreziikun dhe dënimin që e shkakton pirja e duhanit. Sipas OBSH-së, për çdo vit nga pasojat e dëmshme të tymit të duhanit në botë vdesin rreth pesë milionë njerëz. Lidhja për parandalim nga alkoolizmi, nikotini dhe narkomanët e Maqedonisë vlerëson se Ligji për mbrojtje nga pirja e duhanit ende në mënyrë konsekuente nuk zbatohet. “Konsumimi tejet i madh i cigareve për një banor e numëron Maqedoninë mes shteteve me situatë më alarmante në pikëpamje të keqpërdorimit të duhanit, përkundër trendit të rrënies së konsumimit të cigareve në vendet ku deri tani më shumti pihej duhani.

Kur kësaj i ndërlidhet numri i madh i alkoolikëve dhe rritja e madhe e narkomanëve, më tepër se qartë është se është koha e fundit në mënyrë më urgjente të fillohet me miratimin e Programit nacional për parandalim të të ashtuquajturve sëmundje të varësisë. Sipas statistikave botërore, çdo 10 sekonda nga pirja e duhanit vdes nga një person. Posaçërisht brengos numri i madh i grave që pijnë duhan, shton Lidhja, sepse është dëshmuar se nënat që pijnë duhan rregullisht lindin fëmijë me peshë të zvogëluar trupore.
Në Tetovë kjo ditë shënohet nën moton, MOS PINI DUHAN NË HAPËSIRË TË MBYLLUR. Enti për mbrojtje shëndetsore i Tetovës këtë vit përmes mediumeve ju bën me dije saktë edhe pasojat e rënda që len duhani, siç janë:
Paraqitja e kancerit në mushkëri të bardha, probleme me zemrë, goditje në torua, dhe sëmundjet respiratore. Nga enti për mbrojtje shëndetsore sugjerojnë sidomos mos pirje të duhanit nëpër ambiente të mbyllura e sidomos ato familjare ku fëmijët janë poashtu duhanpirës pasiv nga prindërit e tyre. Edhe pse sipas jë ankete të zhvilluar me banorët ata deklarojnë se duhani më tepër është shprehi se sa nevojë e organizmit, të njejtët poashtu deklarojnë se është tejet vështirë që të largohen nga kjo veti e shtrenjtë si dhe dëmtuese për shëndetin.
Në vendin tonë në fillim të daljes së ligjit që ndalonte duhani, u bë jë eufori se do dënohen ata që do pin duhan ku është e ndaluar e kshtu me radhë por kjo është pasivizuar në një masë të madhe sa që tani nuk ka dert se kush dhe ku pin duhan.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *