Home / Lajme / Maqedoni / MAQEDONIA perparon ne reforma

MAQEDONIA perparon ne reforma

Maqedonia, në përgjithësi, arrin përparim në përgatitjen dhe harmonizimin e legjislativës ligjore me standardet evropiane, si dhe në përcaktimin e kritereve politike në pajtim me Bashkimin Evropian.
Ky është vlerësimi i një zyrtari të lartë në Qeverinë e Maqedonisë, përballë mbajtjes së takimit për Marrëveshjen për stabilizim-asocim mes BE-së dhe Maqedonisë, që nga mesi i qershorit do të mbahet në Bruksel.
“Është paraparë miratimi i 141 ligjeve për sivjet prej të cilat 37 janë miratuar”, deklaruan burimet e njëjta, duke shtuar se pritet që ligjet e mbetura për vitin 2007 të miratohen deri në fund të shtatorit.

Qeveria, njëherësh, përgatitë edhe progres-raportin për muajt e kaluar dhe i përcakton edhe pozicionet negociuese me BE-në për çka u konsultua edhe me organizata dhe shoqata joqeveritare. “Shpresojmë se deri në mars të vitit 2008 do të jemi të gatshëm” për negociata, bëjnë të ditur përfaqësues qeveritarë. Maqedonia, deri tani, ka realizuar progres më të dukshëm në zgjidhjen e rasteve të korrupsionit, kriminalitetit financiar, reformës së policisë dhe përfaqësimin e drejtë, ndërsa ngecet me zgjidhjet softvere për menaxhim kufitar dhe kundërzbulim kriminalistik. Përparim, bëjnë të ditur burimet e njëjta, është vërejtur edhe gjatë realizimit të kritereve ekonomike gjegjësisht tërheqjes së investimeve të huaja dhe gijotinës rregullatore. Njëherësh, paralajmërohet ekipimin përfundimtar i Misionit të Maqedonisë në Bruksel ku në këtë moment ka tetë nëpunës, në dyfish më shumë deri në fund të vitit. Përveç diplomatëve, misionin do ta përbëjnë edhe ekspertë.

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *