Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia vitin e kaluar shënoi numër të zmadhuar të lidhjes së martesave

Maqedonia vitin e kaluar shënoi numër të zmadhuar të lidhjes së martesave

Maqedonia vitin e kaluar shënoi numër të zmadhuar të lidhjes së martesave, që vlerësohet të jetë numri më i madh gjatë dhjetë viteve të fundit, si dhe rënie të numrit të shkurorzimeve.
Këtë e tregojnë të dhënat më të reja të Entit shtetëror për statistikë lidhur me numrin e lidhjes dhe prishjes së martesave në Maqedoni për vitin 2006.
Vitin e kaluar janë lidhur 14 mijë e 908 martesa, që është për 2.8 për qind më shumë krahasuar me vitin e kaluar, por ajo që është me rëndësi është trendi në rritje e sipër gjatë tërë dekadës.
Martesa e për herë të parë është më e shpeshta, me ç’rast, pjesëmarrja e grave arrin 92.3 për qind, ndërsa e burrave 89.9 për qind.

Martesë të dytë në të shumten e rasteve kanë lidhur burrat, me pjesëmarrje prej 9.3 për qind, ndërsa gratë me 7.4 për qind prej gjithsej numrit të përgjithshëm të lidhjes së martesave.
Mosha më e vjetër e grave që janë martuar gjatë vitit të kaluar është mesatarisht prej 20 deri 24 vjeç, që merr pjesë me 39.9 për qind prej numrit të përgjithshëm, ndërsa mosha e burrave të martuar është prej 25 deri 29 vjeç me pjesëmarrje prej 37.4 për qind.
Numri i martesave të shkurorzuara, vitin e kaluar është zvogëluar në krahasim me vitin 2004 dhe 2005 kur u shënua trend i rritur i shkurorzimeve.
Gjatë vitit të kaluar u regjistruan 1.475 shkurorzime, që është një rënie e vogël në krahasim me vitin 2005 kur u shkurorzuan 1552 çifte, por është e konsiderueshme në krahasim me vitin 2004 kur numri i shkurorzimeve arrinte 1645.
Numri më i madh i martesave të shkurorzuara janë të moshës prej 25 deri në 29 vjeç për gratë, ndërsa për burrat prej 40 deri në 49 vjeç.

Gjithashtu lexo

Paraqiten si zyrtarë policor, rrahin dhe plaçkisin të riun nga Shkupi

Mbrëmë rreth orës 21:30 në rrugën “Përzhino” në Shkup, tre persona të panjohur e kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *