Home / Lajme / Maqedoni / Mbledhje e kryesisë së PPD-së

Mbledhje e kryesisë së PPD-së

Të enjëtenështë mbajtur mbledhja e kryesisë qendrore e Partisë për Prosperitet Demokratik, ku anëtarsia e kësaj partie ka marrë vendim që t`ua marrë mandatin dy deputetëve.Edhe pse sipas paralajmërimeve të kësaj partie se mbledhja duhej të mbahej gjatë ditës sotme, ku duhej të bëhej e ditur se kush do të jetë Ministri i ardhshëm i kësaj partie në qeverinë e Nikolla Gruevskit.Megjithatë gjatë ditës së sotme zëdhënësi i kësaj partie Arjanit Hoxha, ka bërë të ditur se mbledhja nuk është mbajtur për shkak të punëve që ka komisoni i cili duhet të zgjedh se kush do të përfaqësojë këtë parti në pushtetin qendror.Partia e vejeselit duhet të vendos për emrin e Ministrit të ardhshëm të Pushtetit Lokal, emrin e sekretarit në Ministrinë e punëve të Brendëshme dhe drejtorive të cilët i takojnë PPD-së, si pjesë e koalicionit qeveritar.”

Duke patur parsysh punën e madhe që ka kryesia qendrore e partisë, është marrë vendim që mbledhja të shtyhet për ditën e shtunë ose me së voni deri të dielën me qëllim që të kordinohemi sa më mirë rreth emrave që do të jenë në poste drejtuese”, tha Hoxha, për televizionin Koha.Ndryshe, një javë më parë partia e Abdylhadi Vejselit, morri vendim që të jetë partia e katër në koalicionin qeveritar, që udhëhiqet nga VMRO_DPME-ja, Partia Demokratike Shqiptare dhe Liberalët. Në këtë parti thonë se ministri i ardhshëm duhet të jetë person me identitet dhe njeri, i cili duhet të bashkëpunojë me të gjithë. Zëdhënësi i PPD-së, Arianit Hoxha nuk i ka demantuar e as që i ka pohuar këto informata. Sipas tij ditën e nesërmë ose më së voni deri të dielën do të dihen kandidatët, të cilët do të udhëheqin me postet e Prosperitetit. Në këtë parti nuk dëshirojnë të japin hollësi rreth kandidaturave të tjera, ndërsa vetëm dihet se një nga postet udhëheqëse të drejtorive shtetërore do t’i takojë Prosperitetit Rinor, kurse postet tjera siç janë sekretari shtetëror në MPB dhe drejtorët e ndërmarrjeve publike do t’u takojnë anëtarëve të Kryesisë Qendrore të PPD-së.Momentalisht PPD-ja, në parlament përfaqësohet nga një deputet, Abdylhadi vejseli, Vendimin i Kryesisë Qendrore të PPD-së për bashkëngjitje në koalicionin qeverisës, nuk e kanë mbështetur dy deputetët Blerim Bexheti dhe Safet Neziri, të cilët nuk kanë respektuar vendimin e partisë për shkëputje nga koalicioni me BDI-në. Vendimi i partisë së Vejselit për t’iu bashkangjitur Qeverisë së Gruevskit, vjen pas shkëputjes së koalicionin me Bashkimin Demokratik për Integrim, me të cilën kjo parti ishte në koalicion në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *