Home / Lajme / Maqedoni / Memorandum bashkëpunimi me Akademinë për trajnimin e gjykatësve dhe prokurorëve public me nismën e dekanit të Fakultetit Juridik të UEJL-se

Memorandum bashkëpunimi me Akademinë për trajnimin e gjykatësve dhe prokurorëve public me nismën e dekanit të Fakultetit Juridik të UEJL-se

Në UEJL është sot një memorandum bashkëpunimi me Akademinë për trajnimin e gjykatësve dhe prokurorëve public me nismën e dekanit të Fakultetit Juridik të Universitet.
Rektori Alajdin Abazi deklaroi për se është nënshkruar marrëveshjen me Akademionë që është formuar në Maqedoni për trajnimin e gjykatësve dhe prokurorëve public dhe që përbëhet prej dy pjesëve e para prej të cilave është përgatitja së bashku për fillimin e një trajnimi të tillë me pjesëmarrje të stafit tonë dhe trajnues të ndryshëm që janë në listën e Akademisë dhe më pas mund të zgjerohet trajnimi duke përfshirë këtu avokatët dhe të tjerë.

” Është një rrugë e mirë që të ngrihet në përgjithësi niveli I gjykatësve të rinj , orientimi I tyre që të ardhmen të bëhen prokurorë dhe të shfrytëzojnë të gjitha resurset që I kemi në Universitet, por do të mundohemi që të biem edhe ekspert nga Europa që do të mbajnë ligjerata “ deklaroi Abazi. Aneta Arnaudovska kryetare e Akademisë tha se këto aktivitete kanë të bëjnë me përgatitjen e programeve për trajnimin fillestarë , programeve të përgjithshme dhe të specializuara dhe specializimin e përhershëm të gjykatësve dhe prokurorëve, përgatitjen e programeve për trajnim të edukatorëve në këtë Akademi , përgatitjen e pyetjeve për dhënien e testit kualifikues, pranues dhe provimit final të kandidatëve për gjykatës dhe prokurorë në Akademi . Ajo tha se me këtë përfshihen edhe publikimet e ndryshme, seminaret dhe konferencat , punëtpritë dhe format tjera të edukimit.

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *