Home / Lajme / Maqedoni / Merale Ferati në krye të FGPDSH-së në Tetovë.

Merale Ferati në krye të FGPDSH-së në Tetovë.

Kryetarja e sapozgjedhur e degës së Tetovës ka thënë do të kontribuojë për të drejtat e grave dhe për ngritjen e pozicionit të tyre në shoqëri, ndërkaq sekretari i përgjithshëm i PDSH-së, Matoshi me këtë rast ka potencuar se partia e tij po shkon në një rrugë të mbarë dhe se premtimet që i dha gjatë fushatës në zgjedhjet parlamentare kanë filluar të realizohen
– Merale Ferati do të jetë kryetarja e ardhshme e Forumit të Gruas të Partisë Demokratike Shqiptare, dega në Tetovë. Ajo me shumicë votash mori këtë mbështetje të 63 kuvendareve që përbënte forumin për zgjedhjen e saj që u mbajt të dielën në sallën e Kuvendit komunal të Tetovës. Zgjedhja e kryetares së Forumit të Gruas shqiptare është bërë në një frymë demokratike ndërkohë, që morën pjesë të gjithë kuvendaret e nëndegëve nga zona të ndryshme. Kryetarja e sapozgjedhur tha se do të kontribuojë për të drejtat e grave dhe për ngritjen e pozicionit të tyre në shoqëri.

Në Kuvend ishte i pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm i PDSH-së Ruzhdi Matoshi , kryetarja e Forumit të Gruas Shqiptare në Maqedoni Vildane Palloshi si dhe anëtarë të tjerë të kryesisë së kësaj partie. Matoshi me këtë rast ka potencuar se PDSH-ja po shkon në një rrugë të mbarë dhe se premtimet që i dha gjatë tubimeve të zgjedhjeve parlamentare kanë filluar të realizohen. Ai gjithashtu ka thënë se çdo ditë e më tepër vazhdon të rritet numri i anëtareve dhe simpatizantëve të kësaj partie dhe kanë vazhduar tanimë të vërehen ndryshimet në sfera të ndryshme. Gjithashtu në këtë Kuvend u zgjodhën edhe 33 kandidate të reja. Njëra ndër Kuvendaret Zeqafete Bexheti e quajti këtë eveniment si të suksesshëm duke theksuar se zgjedhja është bërë në një formë të drejtë dhe shumë demokratike që tregon në të njëjtën kohë edhe një vetëdije më të lartë të rolit të gruas në përgjithësi, që jep shpresa se në të ardhmen do të ketë më shumë alternative për pozicionin e gruas shqiptare jo vetëm në Tetovë por edhe më gjerë.
Zgjedhje mbajtën edhe kuvendet e FGPDSH-së në Bogovinë, ku kryetare u zgjodh Mynyre Iseni, ndërsa në Tearcë, Majlinda Dervishi. Këto zgjedhje filluan më datë 6 qershor nga Kumanova në të cilin kuvend kryetare e degës së Kumanovës u zgjodh Vlora Halimi. Po të njëjtën ditë u mbajt Kuvendi i degës së Sarajit dhe kryetare u zgjodh Fete Ibraimi. Më datë 7 qershor u mbajtën Kuvendet e degëve Gazi Babë dhe Çair. Në Gazi Babë kryetare u zgjodh Afërdita Lushaj, ndërsa Hatixhe Koxha u zgjodh kryetare e Degës së Çairit. Duhet potencuar se në këto Kuvende morën pjesë kryetarja e Forumit të Gruas së Partisë Demokratike Shqiptare Vildane Palloshi dhe sekretarja e përgjithshme Elfete Ismaili

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *