Home / Lajme / Maqedoni / Ministri i ekologjisë Xhelil Bajrami sot vitioi rajonin e Tetovës

Ministri i ekologjisë Xhelil Bajrami sot vitioi rajonin e Tetovës

Ministri i ekologjisë Xhelil Bajrami sot vitioi rajonin e Tetovës,
kontretisht Komunën e Bogovinës, dhe dy fshatra të tjerë,
Kamjan dhe kaloimthi edhe fshatin Zherovjan. shkaku i vizitës ishte takimi me banorët e këtyre fshatrave, dhe njohja më përsëafërmi me problemet eventuale me të cilat ballafaqohen këta banorë.
Në takimin që zotri Bajrami patri me banorët e fshatit Bogovinë, ju
përgjigj disa pyetjeve të banorëve, ndër të cilët edhe probelmi i
kanalizimit fekal atmosferik që i tangon këta fshatra. .
Ministri Bajrami ju premtoi se ndihma e ministrisë së ekologjisë nuk do të mungojë por mbetet që të njejtët pra banorët të kujdesen për nxjerjen e projektit, pas cka më lehtë do të mundë të konkurohet tek donatorët e jashtëm.

Me këtë rast Ministri Bajrami i paralajmëropi banorët, për akcionin që ka filluar ministria e ekologjisë për pastrimin e Deponive të egra nëpër vendbanime të ndryshme, pastrimi i shtretërve të lumejve që janë nëpër këta vendbanime si dhe faza e dytë do të jetë financimi i projekteve të ndryshme që do të konkurojnë në këtë ministri.
Zotri Bajrami në fjalimin e tij drejtuar banorëve të Bogovinës tha
se Ministria e ekologjisë është e dobët për nga buxheti, por është e madhe për nga punët që i bën. ministri i Ekologjisë Xhelil Bajrami, vizitoi edhe disa deponi të EGRA, që janë krijuar nëpër këto fshatra duke ju dhënë premtimin banorëve se së shpejti të njejtat do të pastrohen.
Ndërsa kryetari i degës së PDSH-së në Komunën e Bogovinëës,
zotri Zemri Asani, tha se për ne ishte nder dhe kënaqësi që patëm sot Ministrin e ekologjisë, i cili edhe njoftoi banorët për aktivitetet e kësaj ministrie,.
Ministri i ekologjisë Xhelil Bajrami, në komunën e Bogovinës dhe
fshatrat tjerë u prit nga kuadri i PDSH-së të kësaj ane si dhe banorë të shumtë që kishin ardhur për shfaqur shqetësimet e tyre për problemet që i tangojnë.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *