Home / Lajme / Maqedoni / Takim i partnerëve të koalicionit

Takim i partnerëve të koalicionit

– Kryeministri Nikolla Gruevski pas takimit të së dielës në Tiranë me presidentin amerikan Xhorxh Bush, të hënën ka realizuar një drekë pune me dy partnerët e koalicionit, zëvendëskryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe kreun e Partisë së Re Socialdemokrate (PRSD) Tito Petkovski. Kryeministri Gruevski për së afërmi e ka informuar Thaçin dhe Petkovskin për vizitën e tij në Shqipëri dhe takimin e tre kryeministrave me presidentin amerikan.
Pas takimit në fjalë, Gruevski edhe njëherë ka shprehur kënaqësinë e tij për mbështetjen që Bushi u ka dhënë tre shteteve nënshkruese të Kartës së Adriatikut.
”I informova partnerët e koalicionit rreth takimit të së dielës që pata me presidentin Xhorxh Bush, bisedave me të dhe porosive që ai i drejtoi tre shteteve që presin anëtarësim në NATO. Ishte një takim i mirë për t’i informuar partnerët e koalicionit”, tha Gruevski. Ndërkohë, zëvendëskryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi pas takimit me kryeministrin e ka përshëndetur deklaratën e presidentit amerikan, Bush për pavarësinë e Kosovës si dhe mbështetjen e SHBA-ve për tre vendet e Kartës së Adriatikut për anëtarësimin e tyre në NATO.

”Përshëndes deklaratën e presidentit Bush në të cilën tha se së shpejti Kosova do të bëhet e pavarur”, ka thënë Thaçi. Edhe lideri i PRSD-së, Tito Petkovski ka çmuar lart mbështetjen e SHBA-ve për perspektivën e Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kroacisë drejt integrimit në NATO.
”Këtë takim e shfrytëzuam që kryeministri të na informojë për vizitën e tij në Tiranë dhe si të përgatitemi që këtë sinjal të mirë, të cilin na e ka dërguar presidenti amerikan, të mos e vëmë në pikëpyetje. Duhet që maksimalisht mirë të organizohemi dhe të koordinohemi të gjitha partitë politike që të sillemi me përgjegjësi për të gjitha çështjet që janë me interes shtetëror”, tha Petkovski. Ai ka thënë se me partnerët e koalicionit qeveritar gjithçka është në rregull dhe se po ecet në drejtim të përmbushjes dhe përmbylljes së reformave që Maqedonia i ka përpara.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *