Home / Lajme / Maqedoni / Takohen ministrat e puneve te brendeshme te Kosoves dhe Maqedonis

Takohen ministrat e puneve te brendeshme te Kosoves dhe Maqedonis

Ministrat e Punëve të Brendshme të Maqedonisë dhe Kosovës Gordana Jankullovska dhe Blerim Kuqi në takimin e së hënës në Shkup u dakorduan që të vendosen patrulla të përbashkëta në kufij ndërmjet të dyja vendeve dhe një sërë masash tjera kundër kriminalitetit
Sipas Jakullovskës, të dyja ministritë do ta avancojnë bashkëpunimin në luftën kundër kriminalitetit në korniza rajonale. Jankullovska tha se është bërë fjalë edhe për krijimin e kushteve më të mira për ata që e kalojnë kufirin shtetëror.

Nga ana e vet, ministri kosovar Kuqi tha se është biseduar për vendosjen e kornizave të bashkëpunimit të ardhshëm. Ai paralajmëroi formimin e grupeve të përbashkëta të cilat në të ardhmen do të punojnë në përballjen me kriminalitetin e organizuar.
“Biseduam edhe për formimin e grupeve të përbashkëta të policisë, të cilët në të ardhmen do të përballen me krimin e organizuar dhe trafikun e njerëzve. Jemi të kënaqur nga bashkëpunimi me policinë maqedonase, ndërsa jemi të hapur dhe të interesuar që ky bashkëpunim të rritet edhe më shumë”, ka thënë para gazetarëve në Shkup, ministri kosovar Kuqi.
I pyetur për gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe Maqedoni para përcaktimit të statusit, ai tha se stabiliteti i rajonit është i ndërlidhur, duke theksuar më pas mbështetjen që Maqedonia e jep mbi planin e Ahtisarit.
“Nuk e besojmë se do të ketë destabilizim të sigurisë. Stabiliteti i rajonit është i ndërlidhur, sidomos pas mbështetjes që Maqedonia i jep propozimit të kryenegociatorit Marti Ahtisari”, është shprehur Kuqi.
Duke dhënë përgjigje për çështjen e pazgjidhur me kufirin, Kuqi tha se kjo është rregulluar edhe me planin e Ahtisarit, ku thuhet se “Kosova dhe Maqedonia duhet të formojnë komisione të përbashkëta për definimin e kufirit”.

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *